Berisha Rruga e Rames rruga e asgjekundit dhe e karriges per veten e tij
“Ky muaj e kjo fushatë do të jetë fushata e shndërrimit të ëndrrave tuaja në projekte. Katër vitet që vijnë do të jenë vite e shndërrimit të projekteve në realitet".
Me këto fjalë iu është drejtuar kryeministri Berisha qytetarëve në përurimin e rrugës Belsh-Fierzë-Kosovë, në zonën e Dumresë, me gjatësi 18 kilometra dhe investim me vlerë 353 milionë lekë.
Nga kjo rrugë, e ndërtuar sipas parametrave e bashkëkohorë, përfitojnë 25 mijë banorë në 8 qendra të banuara, qyteti Belsh, fshatrat Cepë, Hardhishtë, Fierzë, Cerragë, Kosovë e Madhe, Kosovë e Vogël deri në fshatin Jeta e Re (Lushnjë-Berat).
Kjo rrugë shërben si nyje lidhëse për gjithë zonën e Dumresë, duke shkurtuar dhe lehtësuar transportin e njerëzve dhe prodhimeve bujqësore drejt zonave urbane.
Në përshëndetjen drejtuar banorëve, Kryeministri Berisha u shpreh se me ndërtimin e këtij aksi rrugor shënohet një sukses i vërtetë në urbanizimin e kësaj zone.
Kryeministri i garantoi banorët se qeveria në katër vitet që vijnë, siç ka ndërtuar këtë rrugë, do të ndërtojë çdo rrugë të këtyre fshatrave, do të kompletojë të gjithë rrjetin e ujësjellësve, kanalizimeve e vaditjes.
Gjithashtu, Kryeministri garantoi fermerët e Dumresë, fermerët e Gramshit, të Librazhdit e të gjithë këtij qarku, se kudo që ndodhen dhe kudo që jetojnë nuk do jenë të braktisur se qeveri do të bëj gjithçka për të lehtësuar jetën e tyre.
Përballë kësaj alternative, u shpreh Kryeministri, nëpër Shqipëri po qarkon alternativa e rrugës së vetme, e cila nuk po paraqet asnjë projekt konkret për qytetarët.
“Ju banorë të mençur të Dumresë dhe të gjithë Shqipërisë, e keni të qartë se cila ishte rruga e vetme. Rruga e vetme ishte rruga e partisë, e cila e katandisi këtë popull në mjerimin më të thellë dhe në izolimin më të madh. Rruga e vetme ishte rruga e karriges.
Rruga e vetme për çdo shqiptar është rruga pa kthim, është rruga e asgjëkundit, është rruga e karriges së atij, i cili ka vendosur t’ju servirë ju në këtë fushatë “Fajin e ka Saliu””, vijoi Kryeministri, ndërsa shtoi se “gjatë 4 viteve që vijnë, sipas kësaj logjike, fajet e mija do të bëhen sa malet sepse qeveria shqiptare do të ndërtojë mijëra kilometra rrugë, qindra shkolla, mijëra kilometra kanalizime, ujësjellës, do të subvencionojë mijëra hektarë, do të rrisë pensionet dhe rrogat”.
Kryeministri Berisha i ftoi banorët e kësaj zone “të vazhdojmë ne së bashku. Atë ta lëmë e t’i japim mundësi që çdo ditë të tregojë barsoletat e Shalsit të tij”.