E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Mazhoranca e 23 qershorit e ndertuar mbi mashtrimin e blerjen e votes

Asnje drejtues partie, apo kandidat për pushtet vendor a qendror nuk do të zgjidhet pa votën e cdo anëtario të partise demokratike. Është një ndër pikat e platformës së kandidati për kryetar të PD Lulzim Bashaka, prezantuar në njësitë bashkiake nr. 5, 6 dhe 7 në Tiranë.

“Të garantojmë jo vetëm që të dëgjohet zëri i çdo anëtari por të respektohet zëri i çdo anëtari. Çdo anëtar të ketë të drejtën që të ketë një zë të barabartë, pra një votë, në çdo vendimmarrje të rëndësishme të PD, nga niveli i organizimit deri në nivelin e përzgjedhjes së kandidaturave tona, për përballje lokale dhe qendrore”

PD-theksoi Basha, duhet të jetë në qendër të një fronti opozitar i cili të përfshijë përveç aleatëve historikë të kësaj partie, të gjithë të mashtruarit nga mazhoranca e re.

“Duhet të jemi të gatshëm të nisim që sot aksionin tonë opozitar, me të gjithë aleatët tanë shoqërorë, me të persekutuarit, pronarët, me rininë, me botën akademike, me shoqërinë civile, me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe të fillojmë t’u faktojmë ditë për ditë zullumqarëve të 23 qershorit, se kanë përballë një forcë të gatshme për t’u përballur çdo çast me zullumin e tyre por po kështu për të ofruar alternativën e së nesërmes”

Mazhoranca e 23 qershorit është e vetmja në botën demokratike, e ndërtuar mbi mashtrimin dhe shitblerjen e votës, ku misioni i saj, siç po faktohet çdo ditë nuk është zhvillimi por zhbërja e arritjeve të këtij vendi-deklaroi Basha.

“S’ka asnjë shtet, asnjë shoqëri në historinë e Evropës, që të jetë ndërtuar mbi dy vlera, mashtrime piramidale dhe shitblerje votash. U kemi lënë një vend me rrugë të reja, u kemi lënë një vend me rini të mirëarsimuar, u kemi lënë një vend me administratë funksionale. Në vend që të mendojnë se si të ecin më përpara, në raport me dëshirat e problemet e qytetarëve, mendojnë në mënyrën më absurde se si të zhbëjnë arritjet tona”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›