Zgjidhje e perkohshme per toponimet e pasaportave te emigranteve ne Greqi
Emigrantet qe do te vijne nga Greqia per te kaluar pushimet ne Shqiperi nuk do te kene probleme ne pikat kufitare pavaresisht se ne pasaportat e femijeve te tyre te lindur ne shtetin helen vendlindja shenohet ne gjuhen shqipe. Garancia vjen nga Ministria e Puneve te Jashtme. Megjithese ende nuk ka nje marreveshje perfundimtare mes dy vendeve per te zgjidhur kete ceshtje burime zyrtare bejne te ditur per abc neës se dy institucionet pergjegjese kane rene dakord qe gjate sezonit verore kjo ceshtje te mos krijoje problem per kalimin e emigranteve nga njeri shtet ne tjetrin. Por kjo do te jete nje zgjidhje e perkoheshme pasi mesojme definitivisht se ceshtja pritet te marre zgjidhje me marrjen e detyres nga qeveria e re. Gjithesesi pa nje marreveshje detyruese zgjidhja provizore per te cilen kane negociuar diplomacite e dy vendeve mbetet ne dore te kontrolloreve ne pikat kufitare.