Basha: Mazhoranca e re, rilindje e mashtrimit Rozeta Rapushi
Kandidati per kryetar te Partise Demokratike, njeheresh kreu i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, prezantoi dje platformen e tij per drejtimin e PD-se ne Tropoje, Has, Rreshen dhe njesine bashkiake numer 2 ne Tirane, ku siguroi se kjo force politike do te punoje, qe edhe ata te mashtruar te 23 qershorit, ta kuptojne koston e mirebesimit tek rilindja e mashtrimit. “PD do te garantoje, qe edhe ata te mashtruar te 23 qershorit ta kuptojne koston e mirebesimit tek rilindja e mashtrimit. Ne do te na kene mbi koke dite per dite, per t’i kujtuar se kane premtuar 300 mije vende te reja pune, se kane premtuar heqjen e takses per biznesin e vogel, se kane premtuar shendetesi falas per cdo shqiptar. Opozita shqiptare nuk mund te mjaftohet vetem me kaq, ne kushtet e kesaj mazhorance. Ne duhet te jemi gati sot, t’u paraqesim shqiptareve platformen tone, se ne jemi dhe mbetemi e vetmja shprese e Shqiperise se zhvilluar evropiane”, - u shpreh dje Basha.
Ne vizionin e tij per drejtimin e PD, ai paralajmeroi nje aksion te gjere opozitar qe do te shtrihet nga cdo cep i vendit dhe do te mbledhe cdo individ i cili qe sot ka kuptuar se premtimet e mazhorances se re nuk do te realizohen kurre. Krahas kesaj, Partia Demokratike sipas Bashes duhet te kete gati platformen e saj, per nje Shqiperi te zhvilluar dhe evropiane. Nga ana tjeter, kreu i Bashkise se Tiranes, e ka cilesuar mentalitet antishtet konkursin e hapur nga Edi Rama, per punesimin e militanteve ne website e PS dhe nje rast te paprecedente ne boten demokratike. Ne kete kuader, ai paralajmeroi angazhimin e juristeve me te mire ne vend, per te mbrojtur cdo punonjes qe do te largohet ne menyre abuzive nga puna. “Partia Demokratike do te te faturoje cdo dite, permes nje rrjeti juridik, te gatshem jo vetem te evidentojme por te provojme me fakte para cdo gjykate padrejtesite e ketyre vendimeve, t’i ktheje ato ne konsekuenca ligjore, per rikthim ne pune, konsekuenca financiare per demshperblim dhe me pas eshte detyra jone t’i kapitalizojme si konsekuenca politike, per te shkurtuar ditet e kryezullumqareve” – theksoi Basha. E lindur si parti e vlerave me te larta qe gezojne kombet demokratike, Partia Demokratike eshte dhe mbetet sipas Bashes, shpresa e cdo shqiptari.
PLATFORMA
Ne platformen e kandidatit per kreun e PD-se, Lulzim Basha, parashikohet qe vendimmarrja ne PD, te behet me pjesemarrjen e cdo anetari dhe simpatizanti te kesaj partie, perfshire jo vetem zgjedhjen e drejtuesve te partise por edhe kandidaturat per drejtues vendore apo deputete. “Pika e pare e platformes sime per kete fillim te ri eshte qe cdo vendim politik apo organizativ i PD, te nise nga anetaret dhe militantet e PD, kudo qe ndodhen”, - u shpreh dje ai gjate takimeve me bazen e partise.