Ekspertet: Prania e FMN-se, e nevojshme Eglantina Nasi
Teksa dy dite me pare, drejtoresha ne largim e Bankes Boterore, Kseniya Lvovsky, dha mesazhin per nevojen e rikthimit te Fondit Monetar Nderkombetar si konsulente e ekonomise sone, duket se kjo ide e saj mbeshtetet edhe nga ekspertet vendas. Sipas te cileve, futja e qeverise se re ne nje marreveshje me FMN-ne, mbetet nje zgjidhje per t’i vene financat publike ne rrugen e duhur. Ne te njejten kohe, ekspertet shqiptare e konsiderojne pranine e Fondit Monetar edhe si nje mundesi per te terhequr investime te huaja private, pasi shihen si nje garanci per to. Keshtu, gjate nje prononcimi te saj per mediat, ekspertja Luljeta Minxhozi, ka deklaruar fillimisht se FMN u akordon qeverive paketa stabilizuese per zhvillimet makro-ekonomike. “Zakonisht, FMN-ja nderhyn shpejt kur ka problematike te nje inflacioni te larte apo te nje borxhi publik te pakontrolluar. Keshtu qe thirrja per te ardhur FMN-ja si asistuese, si nderhyrese per te rivendosur ekuilibrin makro-ekonomik eshte shume e arsyeshme”, mesohet te jete shprehur ajo. Duke vijuar me tej me faktin se “problematika me e madhe e ekonomise eshte sesi do te menaxhohet ky borxh i madh qe eshte krijuar, i cili shkakton nje sere disekuilibrash ne ekonomi”. “Borxhi publik eshte rritur si pasoje e synimeve qe kishte qeveria per te financuar shpenzimet publike, ne formen e investimeve publike ne infrastrukture, por keto investime kane nje kthim shume te ngadalshem, pra kthehen ne te ardhura shume ngadale, dhe praktikisht qeverise shqiptare i eshte dashur qe te marre borxh per te shlyer borxhin”, ka cituar gjithashtu Minxhozi. Sikunder, e sheh pranine e FMN-se ne Shqiperi pozitive, edhe ne kuadrin e dhenies se nje garancie per investimet e huaja. Nderkaq, edhe ekspertja tjeter e ekonomise, Ardiana Berberi, gjate nje prononcimi per mediat, e ka cilesuar si pozitive nismen per sjelljen e FMN-se ne Shqiperi. “Se pari, per t’u treguar te hapur ndaj donatoreve dhe ndaj qeverisjes ndryshe, per ate qe duhet te kujdeset sot dhe qe ka detyrim te beje per neser. E konsideroj pozitive sepse te gjitha keto marreveshje, ne nje lloj kuptomi jane edhe nje drite jeshile edhe per investitoret e huaj”, cilesoi ajo. Kujtojme sakaq, se vitet e fundit, me rritjen e te ardhurave per fryme, prania e Fondit Monetar Nderkombetar ne vendin tone nuk ishte me e detyrueshme. Por mesa duket, ekspertet mendojne se ka ardhur koha qe nje mision i posacem i FMN-se te vije ne vendin tone dhe te jape asistencen e tij mbi situaten aktuale makro-ekonomike ne vend. Teksa behet me dije paraprakisht se nje i tille pritet te mberrije se afermi ne Shqiperi, ku edhe ku do te konsultohet me autoritetet me te larta financiare ne vend, per treguesit aktuale makro-ekonomike ne vend dhe ne teresi, ecurine e tyre. Per te dhene me pas, edhe opsionet konkrete mbi situaten.
QENDRIMI
Sugjerimi i BB-se: Rifillim bashkepunimit me FMN-ne
Drejtoresha ne largim e Bankes Boterore ne Tirane Kseniya Lvovsky, tha para dy ditesh se qeveria e re duhet te lidhe marreveshje me Fondin Monetar Nderkombetar, si mjeti i duhur per te rimarre veten. Sipas saj, ngritja e nje keshilli fiskal dhe rifillimi i bashkepunimit me FMN-ne nga ana e qeverise se re do ta ndihmoje Shqiperine te rimarre nje zhvillim te qendrueshem. Ne kete kuptim, perfaqesuesja e larte e BB-se ne Tirane, ka dale ne mbeshtetje, ne teresi te pranise se institucioneve nderkombetare financiare per konsultime mbi zhvillimet ekonomike konkrete te vendit tone.
RAPORTI
Fondi Monetar Nderkombetar ne raportin e fundit te tij te perditesuar mbi parashikimet ekonomike per rajonin tone, ka mbajtur te njejtin nivel si me pare per Shqiperine. Saktesisht, me nje parashikim per rritje ekonomike deri ne nivelin prej 1.7%-1.8% per vendin tone, ky institucion i rendesishem financiar nderkombetar ne kete menyre, ka dale ne mbrojtje te zhvillimeve aktuale ekonomike ne Shqiperi.