E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Basha: Mbështesim SPAK për t’i shkuar deri në fund luftës kundër korrupsionit

TIRANË, 26 mars/ATSH/ Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi sot se Koalicioni Euroatlantik është i vetmi që ka dërguar në Kuvend paketë ligjore për ndihmë ndaj SPAK-ut.

Në një intervistë televizive, Basha tha se vetëm përmes mbështetjes për luftën ndaj korrupsionit mund të avancohen synimet drejt integrimit evropian të Shqipërisë.

“Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) është një investim strategjik euroatlantik, prandaj dhe Koalicioni Euroatlantik ka qenë dhe është në mbështetje me vepra dhe jo me fjalë ndaj SPAK-ut. Të vetmit që kemi një vit e gjysmë që kemi dërguar paketën për ndihmën ndaj SPAK-ut dhe këta bëjnë sikur nuk e shohin, e nuk e fusin as në rend të ditës ta diskutojnë, e jo më ta votojnë”, tha ai.

Basha tha se “nuk ka rrugë tjetër, nuk ka rrugë të shkurtër dhe nuk ka rrugë të fshehtë, por rruga e vetme është t’i japim SPAK-ut gjithë fuqinë që e meriton për t’i shkuar deri në fund luftës kundër korrupsionit”.

/m.m//r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›