Rama i përgjigjet Berishës, kujton ngjarjet e 1997-ës, Gërdecin e 21 Janarin

TIRANË, 26 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, ironizoi sot kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha duke i sjellë në vëmendje ngjarjet e vitit 1997 dhe më tej Gërdecin e 21 Janarin.
Rama zgjodhi t’i përgjigjej një videoje të postuar më parë nga Berisha në rrjetet sociale, që sillte në vëmendje momente nga pakti Rama-Basha në vitin 2017 dhe më tej protestat e demokratëve për të hyrë në selinë e PD-së.
Ndërkohë përmes një videomontazhi, Rama solli në vëmendje disa prej ngjarjeve që kanë karakterizuar qeverisjen e djathtë, si ngjarjet e vitit 1997 të nxitura nga rënia e skemave piramidale, Gërdecin dhe 21 Janarin, ku në Tiranë u vranë 4 protestues në bulevard.
“Absolutisht po, flet vetë”, i përgjigjet Rama Berishës, krahas videos të publikuar në rrjetet sociale.
/m.m//r.e/