Basha: Mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë
Ministri i Brendshëm Lulzim Basha dekorori 4 efektivët e Policisë të cilët ranë në krye të detyrës në përpjekje për arrestimin e të shumëkërkuarit Dritan Dajti. Duke i shpallur dëshmorë të atdheut Basha shprehu përuljen dhe në të njejtën kohë krenarinë për ata që ranë duke luftuar kriminalitetin.
Basha “Sot nderojmë ata që dhanë jetën në emër të ligjit. Ata ranë në kohë paqeje dhe mbetën simbolet më të paarritshem më të mirët tanë. I nderojmë duke thënë se beteja joëe nuk ka shkuar dëm.”
Numri një i Ministrisë së Brendshme garantoi gjithashtu se familjet e të rënëve do të kenë mbështetje politike dhe financiare, duke sqaruar se projektligji për të ardhurat e familjeve të dëshmorëve, pritet të miratohet brenda një kohe të shkurtër. Basha foli gjithashtu edhe për rishikimin e statusit të punonjësve të forcave të rendit.
Basha “Po përfundojmë projekligjin për të ardhurat ndërkohë që familjeve të të rënëve do t’u sigurohet të ardhura për fëmijët e tyre deri në moshën 18-vjeçare. Së shpejti do rishikojmë dhe statusin e punonjësve të rendit.”
I pranishëm në ceremoninë e dhënies së statusit të Dëshmorëve të Kombit, 4 efektivëve të rënë në krye të detyrës në muajin gusht, në Durrës, Fatos Xhanit, Altin Dizdarit, Saimir Duckallarit dhe Kastriot Feskës ishte dhe Ambasadori Amerikan Uithers. Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe një homazh në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, për punonjësit e policisë, të shpallur Dëshmorë të atdheut.