Vizat, Berisha: Do ti heqim brenda vitit të parë të këtij mandati
Qeveria duket besimplotë për të përfituar brenda vitit të parë të këtij mandati të ri qeverisës, vendimin për liberalizimin e vizave. Besim që siç tha kryeministri Berisha rrjedh nga logjika e plotësimit në kohë rekord të kritereve të nevojshme për këtë hap të rëndësishëm për vendin.
Fjalën e tij përpara deputetëve demokratë, kryeministri e nisi me punën që po bën qeveria në përmbushjen e prej detyrimeve kryesore të udhëzuesit për vizat, që ka të bëjë me dokumentet e identifikimit. Shifra e qytetarëve që kanë në dorë pasaportën me të dhëna biometrike ka mbërritur në 180 mijë.
Qeveria, tha kryeministri po ecën me ritme të shpejta dhe në drejtim të përmbushjes së detyrimeve që kanë të bëjnë me menaxhimin e integruar të kufijve. Një ndër masat e rëndësishme që përmendi kryeministri është vendosja në çdo pikë kufitare të sistemit të kamerave, për kufij më të sigurt.
Kryeministri foli dhe për çështje të korrupsionit. Në këtë drejtim, Berisha e cilësoi vendim historik shkurtimin drastik të kohës në dispozicion për marrjen e një leje ndërtimi. Ligji i ri i urbanistikës parashikon një procedurë vetëm 45 ditore nga 399 ditë që ishte më parë.
Duke zbardhur gjithë angazhimin e qeverisë mbi vizat kryeministri Sali Berisha përfitoi nga rasti t’i bëjë sërish thirrje opozitës të kontribuojë në këtë proces.