E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Bashkëpunim dhe jo ksenofobizëm me fqinjët

Prioritet e diplomacisë shqiptare dhe sfidat që na presin pas anëtarësimit në NATO ishin në fokus të një aktiviteti të organizuar nga Instituti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Këshilli Shqiptar për Marrëdhëniet me jashtë. Për numrin një të Ministrisë së Jashtme, zotin Meta, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi i vendit tonë në Bashkimin Europian mbeten angazhimet kryesore të qeverisë në katër vitet në vijim.
Meta “Politika e jashtme është e vendosur të rrisë rrolin për sigurinë dhe garantimin e stabilitetit ekonomik dhe politik në rajon. Politika e jashtme ka prioritet integrimin në BE dhe lidhur me procesin e liberalizimit mund të them se brenda vitit të ardhshëm do merret vendimi për kalimin e kësaj barriere edhe për qytetarët shqiptarë. Shqipëria e meriton këtë bashkim pas anëtarësimit në aleancë.”
Për minsitrin e Jashtëm Meta, vendosja në një tjetër stad të marrëdhënieve diplomatike me fqinjët rajonalë është një hap përpara. Në këtë kontekst, duke folur për marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë, Meta tha se ky bashkëpunim nuk duhet të shqoqërohet nga mbarsja me një frymë ksenofobiste.
Meta “Kjo është një stuhi në një gotë me ujë. Nxitet frymë ksenofobie dhe ekstremizmi kur dihet se Shqipëria do nisë negociatat me BE, krjohet frymë që s’ka lidhje me politikën e jashtme të Shqipërisë.”
Në konferencën e organizuar në kuadër të prioriteteve dhe sfidave që dalin përpara diplomacisë shqiptare ish-ambasadori jonë në OKB, Agim Nesho theksoi rëndësinë e një lobingu mjaft pozitiv të Ministrisë së Jashtme. Në këtë takim merrnin pjesë edhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›