Kina ndjek Eurozonën, për 2012 rënie ekonomike
Këshilltari i Bankës Qendrore Kineze, në një deklaratë për shtyp tha Kina me siguri do të shënojë rënie të vogël të rritjes ekonomike deri 8,5 për qind në vitin 2012.
Ai theksoi se pritet të ulet edhe inflacioni në rreth tre për qind prej 4,5 për qind në vitin 2011. Li parashikon edhe ulje të çmimit të pronës së patundshme.
"Pritet që ekonomia kineze të përfshihet nga problemet në Eurozonë. Duhet të gjendet zgjidhje e shumëanshme për problemet e tilla dhe Kina duhet të punojë së bashku me vendet tjera, si Brazili dhe India, përmendi Li. Ai shtoi se është kundër idesë që Kina të blejë obligacione shtetërore italiane apo spanjolle.