Fondet publike, dëmi 154 milionë lekë
27/01/2012 Ministria e Financave: Zbulimet në vlerë për vitin 2011 janë rritur me 6 herë krahasuar me 2010
Rritet forca zbuluese e audituesve në keqmenaxhimin e fondeve
Menaxhimi i parregullt i fondeve publike ka shkaktuar një dëm financiar prej rreth 154 milionë lekësh gjatë vitit të kaluar. Ky është një prej përfundimeve të raportit të auditimit të brendshëm të Ministrisë së Financave për vitin 2011. Sipas drejtoreshës së këtij departamenti, Tatjana Elezi, viti 2011 ka vijuar me përballimin e sfidave në fushën e sigurimit të një asistence profesionale dhe të përgjegjshme për menaxhimin, në ushtrimin e detyrave të tij për mbrojtjen e financave publike dhe interesave të qytetarëve.
Raportimi
Gjatë vitit të kaluar kanë filluar gjithsej 84 angazhime auditimi dhe kanë përfunduar 59 prej tyre brenda dhjetorit 2011, ndërsa 25 auditime kryesisht për zbatim rekomandimesh janë në proces. Për këto auditime janë dhënë 416 rekomandime për përmirësimin e punës dhe ndreqjen e parregullsive për vitin 2011. Referuar ecurisë së treguesve, si në periudhat 3 mujore, ashtu dhe në vite, rezulton se është rritur eficienca e veprimtarisë audituese. Raporti nxjerr në pah, sipas saj, se subjektet e audituara i janë përgjigjur rekomandimeve të auditimit për korrigjimin e parregullsive, duke dëshmuar se ato kanë qenë të duhurat dhe kanë ndihmuar në përmirësimin e menaxhimit dhe shtimin e vlerës së subjekteve publike. Sipas raportit të auditimit të Ministrisë së Financave, zbulimet në vlerë për vitin 2011 janë rritur me rreth 6 herë krahasuar me 2010 dhe rreth 3 herë krahasuar me 2009, duke pasqyruar rritje nga viti në vit të forzës zbuluese të auditimit.
Zbulimet
Departamenti i audituesve në Ministrinë e Financave ka evidentuar dhe raportuar dobësi referuar komponentëve të kontrollit të brendshëm si mungesa e rregullores së brendshme për degët e thesarit, si dhe shkelje të rregullave të përdorimit të fondit të veçantë në tre prej tyre. Gjithashtu janë hasur parregullsi dhe dobësi të theksuara në menaxhimin e Grupit Mbikëqyrës të ish-Shoqërive huamarrëse, si dhe performancë e dobët, keqpërdorim i fondeve publike, ngatërrim kompetencash, si dhe menaxhim i keq financiar. Një tjetër sektor me problem është ai i pagesave të ish-të dënuarve politikë. Në këtë fushë janë vënë re dobësi dhe mangësi në zbatimin e rregullave të pranimit të kërkesave, publikimit, apo rakordimit të pagesave. Nga ana tjetër evidentohet se vlerësimi dhe menaxhimi i rrezikut, pothuajse nga të gjitha subjektet e audituara nuk bëhet rregullisht, nuk ka metodologji për vlerësimin e tij dhe nuk mbahet regjistër rrisku me qëllim evidentimin e gjurmës së auditimit. Po kështu, nuk funksionon siç duhet sistemi i vlerësimit të performancës, për shkak se jo të gjitha institucionet hartojnë objektiva të qarta. Ky department ka zbuluar gjithashtu mangësi në zbatimin e rregullave në menaxhimin e shpenzimeve buxhetore për personelin, parregullsi në zbatimin e rregullave ligjore në fushën e sigurimeve shoqërore e tatimit mbi të ardhurat personale në strukturën rajonale të Tatimeve Tiranë, shkelje të legjislacionit të prokurimit publik në Shtypshkronjën e Letrave me vlerë, dobësi e parregullsi të tjera në fushën e menaxhimit financiar, dhe të drejtimit, si dhe dobësi në menaxhimin e burimeve njerëzore në Drejtorinë e përgjithshme të Tatimeve. Një pjesë e zbulimeve është shoqëruar me kosto dhe efekte financiare, por edhe dobësi të sistemit të operacioneve dhe drejtimit.