E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si mund te punohet dhe te studiohet ne vendet e Bashkimit e Evropian

Moving to theEuropean Union kjo eshte nje nder fushatat e ndermarra se fundi nga perfaqesues te Bashkimit Evropian ne bashkepunim me disa perfaqesues te shtetit shqiptar. Prezantimi i Portalit te Migracionit te BE-se Si te gjejme informacion rreth mundesive te punesimit dhe te studimit ne Evrope ishte tema e takimit te organizuar ne mjediset e zyrave te Qendres se Informimit te Bashkimit Evropian ne Shkoder. Perfaqesues nga Shoqeria Civile qeverisja lokale studente e pedagoge te Universitetit Luigj Gurakuqi ndoqen referimet e perfaqesuesve se delegacionit te BE-sene Tirane dhe ne Shkoder te cilet folenme detaje rreth ketij procesi. Te shkosh ne Evrope me shume se nje fushate eshte nje mundesi per te gjitha ata qe deshirojne te shkojne ne nje nga vendet e BE-se. Te gjithe shqiptaret do te kene mundesi te marrin informacion se si mund te punojne ne BE si mund te vazhdojne studimet apo dhe te shkojne per te takuar familjen e tyre.

Aktiviteti

Shefi i zyres se Bashkimit Evropian Ermir Hoti ne rajonin verior me qender ne qytetin e Shkodres tha se duke qene se emigracioni tashme eshte bere nje fenomen mbare global. Komisioni Evropian e ka pare me vend te hapeportalin e emigracionit te BE-se per informimin e personave qe emigrojne ose synojne te studiojne ne 27 vendet qe perfshine Bashkimi Evropian. Hoti tha gjithashtu per ATSH-ne se aktiviteti ne Shkoder u organizua ne kuader te 18 dhjetorit dites nderkombetare te emigracionit. Sipas tij te pranishmit ne kete takim paten mundesine te ndjekin permes videoprojektorit pjese nga prezantimi i Portalit te Migracionit te BE-se ku perfshihet menyra se si teinteresuarit mund te gjejne informacion e duhur rreth mundesive te punesimit dhe te studimit ne Evrope. Duke qene se emigracioni tashme eshte bere nje fenomen mbare global BE-ja e ka pare me vend te hape kete portal per informimin e personave qe emigrojne ose synojne te studiojne ne 27 vendet qe perfshine Bashkimi Evropian.ndash tha nje nga perfaqesuesit e BE-se.

Fushata

Kjo fushate eshte nder me te vecantat e zhvilluar ne kete fushe ne vendin tone. Duke iu referuar zyres se BE-se Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian ne Shkoder po luan nje rol shume te rendesishem ne kete proces permes organizimit te aktiviteteve te shumta sensibilizuese qofte me struktura te ndryshme shteterore dhe te shoqerise civile si dhe me komunitetin i cili vazhdon te informohet rregullisht ne lidhje me kerkesat zyrtare te BE-se ne lidhje me levizjen ne hapesiren Shengen. Ne te ardhmen eshte planifikuar qe keto lloj fushatash te perhapen ne te gjithe vendin ne menyre qe te behet nje informim sa me i mire per te gjithe qytetaret.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›