E Shtunë, 31 Tetor 2026

ElbasanVidhet transformatori dy fshatra pa drita

Dy fshatra te rrethit te Elbasanit Graceni ne komunen me te njejtin emer dhe Shtemanje ne komunen e Bradasheshit kane mbetur pa energji elektrike qe prej 12 ditesh.

Shkak i nderprerjes se energjise per familjet e ketyre fshatrave sipas burimeve zyrtare eshte bere vjedhja e transformatoreve te energjise nga persona te paidentifikuar. Rreth 200 familje te ketyre fshatrave qe ndodhen prane rruges kombetare do tu duhet te perballen me mungesen e energjise per nje kohe te pacaktuar ashtu sikurse ka ndodhur shpesh here gjate ketij viti edhe ne disa fshatra te tjera te ketij qarku. Kryeplaku i fshatit Gracen Mexhit Topalli thote prej disa ditesh familjaret dhe bizneset e ketyre fshatrave jane mjaft te shqetesuar per situaten e krijuar nga mungesa e energjise e cila nuk dihet se kur mund tu rikthehet pasi mungojne perpjekjet per te rivendosur transformatore te rinj.

Nderkaq CEZ-i eshte njohur me situaten e krijuar dhe pritet qe te zevendesoje transformatoret por ende nuk kane reaguar ne lidhje me kete situate.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›