Premtonte viza denohet supermashtruesi
Gjykata e Tiranes ka denuar me 3 vjet e 4 muaj burg kryetarin e Unionit Kombetar te Emigranteve Shqiptare Hider Bucin
Gjykata e Tiranes ka shpallur fajtor dhe ka denuar me 3 vjet e 4 muaj burg supermashtruesin Hider Buci i cili akuzohet se se bashku me dy persona te tjere ne hijen e nje shoqate emigrantesh kane mashtruar dhjetera persona duke premtuar viza per jashte shtetit. Vendimi eshte dhene pak dite me pare ne Gjykaten e Shkalles se Pare e cila ka vendosur njekohesit qe i pandehuri tu ktheje shumat e marra personave qe ka mashtruar. Procedimi ka nisur ndaj Bucit ka nisur qe ne veren e vitit 2009 ne baze te kallezimeve te ndryshme te ardhura ne Prokurorine e Shkodres dhe te Tiranes nga persona te cilet kishin rene preh i mashtrimit nga i pandehuri. Sipas prokurorise duke perdorur emrin e shoqates Buci se bashku me dy bashkepunetoret e tij Filip Skana dhe Ali Vrapi u premtonin personave te ndryshem viza punesimi ne Australi dhe Kanada ne kembim te shifrave nga 1000 deri ne 3500 euro. Per tu dukur te besueshem ata kerkonin edhe disa dokumente. Ndersa me pas pasi gjenin disa here pretekste per shtyrjen e dates se marrjes se vizes zhdukeshin pa gjurme.
KALLEumlZIMET
Mesohet se hetimet per kete dosje kane nisur ne prill te vitit 2009 pas disa kallezimesh penale ne Prokurorine e Tiranes dhe te Shkodres. Ne keto kallezime pohohej se te pandehurit kishin pervetesuar shuma nga 1000 deri ne 3500 euro ne kembim te vizave per jashte shtetit qe kurre nuk kishin mberritur ne doren e qytetareve. Sipas organit te akuzes jane mbi 25 persona qe kane rene ne gracken e mashtrimit. Gjithe skema e mashtrimit kishte ne baze nje shoqate emigrantesh te quajtur Unioni Kombetar i Emigranteve Shqiptare e hapur nga i pandehuri Hider Buci. Sipas prokurorise fillimisht ka qene vete ai mashtruesi ndersa me vone jane rekrutuar edhe te bashkepandehurit e tij Ali Vrapi sekretar i shoqates dhe Filip Skana anetar i saj. Dyshohet se Vrapi dhe Skana iu merrnin para personave te ndryshem duke u dale garant se do tu siguronte viza permes Hider Bucit. Nisur nga fakti se kjo shoqate ishte e regjistruar me vendim gjykate qytetare te ndryshem qe kishin nevoje kane besuar dhe kane derdhur parate tek i pandehuri Hider Buci thuhet ne kerkesen per gjykim. Sipas akuzes per tu bere i besueshem i pandehuri pervecse u kerkonte dokumente shoqeruese si pasaporte apo vertetime shendetesore u jepte dhe nga nje karte duke u thene se ishin bere anetare te shoqates se tij. Kur vinte afati i caktuar dhe personat e demtuar shkonin per te kerkuar vizat ai u nxirrte te tjera pretendime duke u shtyre afatin. Pasi mashtronte me dhjetera here duke i caktuar data te ndryshme ne fund mbyllte telefonin dhe zhdukej citonte prokuroria. Sipas organit te akuzes episodet per te cilat akuzohen te pandehurit jane konsumuar ne periudhen nga vera e vitit 2008 deri ne muajt e pranveres se vitit 2009.