Basha: Misioni yne, anetaresimi ne BE Qamil Xhani
Brezi i ri i vendit do te coje perpara aspiratat per integrimin e plote ne familjen evropiane. Ky eshte mesazhi qe ka dhene dje ministri i Brendshem, Lulzim Basha ne punimet e Parlamentit Rinor Evropian qe u mbajt ne Tirane. Ne fjalen e tij, ministri Basha u ndal ne arritjet e vendit dhe konkretisht liberalizimin e vizave, duke e konsideruar kete proces si nje afrim me kontinentin, pjese e te cilit ne jemi. Ai tha se keto arritje jane merite e brezit te ri. "Ne jemi brezi i ri evropian, ne jemi fytyra evropiane e Shqiperise. Vlerat qe ne mbartim jane vlera evropiane dhe kapacitetet qe ne kemi, jane kapacitete evropiane. Sprovat i kemi dhene, do te vazhdojme t'i japim, kjo pasi ia kemi dale nepermjet ketij sprovimi qe pamundesite e te djeshmes t'i kthejme ne mundesite e te sotmes, pamundesite e te sotmes ne do t'i kthejme ne mundesite evropiane te se nesermes tone", tha Basha. Duke folur per procesin e afrimit te vendit me Bashkimin Evropian. Basha u shpreh se gjenerata e re nuk do te ndalet per ta cuar ate deri ne fund. "Prandaj, ne se bashku, brezi yne, jemi garancia per te gjithe shqiptaret, garancia e perparimit te pandalshem drejt integrimit te plote ne kontinentin ame. Kjo eshte rruga jone. Ne kete rruge ne as ndalemi, as kthehemi mbrapsht. Kjo eshte sfida jone dhe ne e kemi perqafuar plotesisht. Ky eshte misioni yne dhe ne do ta permbushim ate",-tha ai. Basha eshte ndalur dhe ne perkatesine evropiane te shqiptareve, duke theksuar se nje dite do te jemi pjese e familjes se perbashket. "Per vite e vite me radhe, per dekada, per shekuj ne shqiptaret kemi jetuar nje kontradikte, kemi vuajtur pasojat e nje kontradikte te panatyrshme. Ne jemi nje nga kombet me te vjetra te Evropes, nje nga qyteterimet me te vjetra te saj dhe kemi kontribuuar shume ne historine, identitetin, kulturen, qyteterimin evropian, por per nje padrejtesi dhe katastrofe historike mbetem jashte Evropes. Sot kjo kontradikte e panatyrshme eshte zgjidhur",-tha ai. Basha shtoi se levizja e lire pa viza ne Evrope ka bere qe cdo dite e me shume qytetaret e ketij vendi jane qytetare evropian. Ai ka theksuar se kjo merite i takon brezit te sotem te te rinjve."Nuk duhet te harrojme se ne harkun kohor te kesaj kontradikte te panatyrshme, qe sot eshte zgjidhur, se jemi ne brezi qe luftoi dhe punoi per te krijuar kete shans historik, kete shans te ri per cdo qytetar shqiptar dhe qe sot po e perjetojme ate ne rrafshin individual, shoqeror e me tej",-tha ministri Basha.