E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Kontrabanda e naftës, janë në lojë tre ministra!

TIRANE-Ish-ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti, i cili denoncoi për herë të parë publikisht ekzistencën e një trafiku të madh me hidrokarbure, ku ishin implikuar, sipas tij, edhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, Doganave e Tatimeve, shprehet ekskluzivisht për Gazetën Shqiptare se hetimet e kryera aktualisht nga organi i akuzës kanë vërtetuar deri tani se dyshimet e tij ishin të bazuara.
Për më tepër, ai rrit dozën e këtyre akuzave, duke u shprehur se të paktën tre ministra apo ish-ministra janë përgjegjës për veprime të kundraligjshme, ndërkohë që edhe kreu i Ekzekutivit ishte vënë në dijeni, por një hetim, i kërkuar prej tij lidhur me këtë çështje, nuk nxorri në dritë as edhe një konkluzion të vetëm. Prifti ka treguar me detaje kontrabanden dhe hetimin per videot e pergjimit sot ne Gazeta Shqiptare.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›