E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali me naftën, shtrohet në spital në nga të arrestuarit

Adminsitratori i firmës “Euroil” Hajri Elezaj i arrestuar për skandalin e naftës “Virgine”, është dërguar me urgjenc mbrëmjen e së dielës në spitalin “Nënë Tereza” për shkak të gjendjes shëndetësore të përkeqësuar.

Luhatjet e tensionit si dhe sëmundja e zemrës kanë detyruar gardianët e paraburgimit në Tiranë ta dërgojnë në spitalin nr.1 në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, Elezajn për një mjekim më të specializuar.

Sipas burimeve nga drejtoria e burgjeve mësohet se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar gjatë orëve të pasdites së të dielës në qelinë e parburgimit ku ai qëndronte dhe për këtë arsye është dërguar në spital.

Sipas mjekëve të këtij institucioni mësohet se i paraburgosuri kishte luhatje të tensionit dhe se Hajri Elezaj vuan nga sindroma koronare akute. Kështu pas marrjes së mjekimit në spital gjendja shëndetësore e administratorit të “Euroil” është përmirësuar, pro vazhdon të qendroj nën përkujdesjen e bluzave të bardha për shkak edhe të sëmundjes që ai ka.

Ndërsa pritet që të jepet masa e sigurisë në gjykatën e Tiranës për Hajri Elezajn edhe për të 12 të arrestuarit, biznesmenë, doganierë dhe punonjës të tatimeve të cilët janë arrestuar disa ditë më parë për kondrabandën e naftës “Virgin”, e cila shitje në tregun e brendshëm si të ishte e eksportuar nga jashtë dhe si benzinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›