Berisha: Rama, me 8 maj humb bashkine e Tiranes
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se zgjedhjet lokale te 8 majit do te jene nje prove e rendesishme per mazhorancen. Nderkohe qe ka paralajmeruar se keto zgjedhje do te jene te lira dhe te ndershme. Duke folur para simpatizanteve te djathte, Berisha ka shprehur bindjen e tij per rrezimin e Rames nga posti i kreut te bashkise se Tiranes, i cili sipas tij eshte lene ne harrese. Ai tha se zgjedhjet e 8 majit jane prova e qendreses dhe keto zgjedhje jane politike, kreu i opozites Edi Rama do t'i humbase. Do ta humbase bashkine e Tiranes pasi lufton vetem per karrigen e tij. "Cfare duan te thone me kete zoterinjte apo shoket socialiste?! Duan t'ju thone juve shqiptareve, se zgjedhjet nuk jane per ju, nuk jane per femijet tuaj, nuk jane per shkollat e femijeve tuaj, nuk jane per infrastrukturen e fshatrave tuaj apo qyteteve tuaja, por zgjedhjet jane per karrigen e kryetarit. Karrige te cilen e verteta eshte se, mesa duket do t'i duhet shume kohe te prese, se do te humbase dhe kete qe ka ne bashkine e Tiranes dhe do te rrije pa karrige per nje periudhe shume te gjate. Natyrisht nuk mund te kete karrige me politiken e mashtrimit, nuk mund te kete karrige me politiken e mohimit nuk mund te kete karrige me politiken e shkaterrimit",-tha kryeministri Berisha. Per te cilin, keto dite ne 20-vjetorin e renies se diktatures, mazhoranca vendosi te amnistoje bizneset, te cilat jane gjeneratori kryesore i mireqenies, i punesimit dhe i zhvillimit. Keto deklarata, kryeministri Berisha i ka bere teksa ka qene dje ne Qarkun e Fierit, ku ka inauguruar dy akse rrugore. Ne nje takim me banoret e zones, kreu i qeverise ka premtuar rritje te investime ne kete qark, si ne infrastrukture, bujqesi ashtu edhe ne fusha te tjera. Dy akset qe jane peruruar sot, do t'i sherbejne 14 mije banoreve. Berisha tha se qeveria eshte e vendosur ne luften kunder korrupsionit. "Zgjedhjet e 8 majit do te jene te lira dhe te ndershme", deklaroi Berisha. Duke iu referuar krahut te kunder politik, nenvizoi se opozita po ben polike mohuese dhe shkaterruese. "Opozita i cileson zgjedhjet politike. Po opozita po i perdor zgjedhjet per karrigen e kryetarit",-tha kryeministri Berisha. "Ne po ecim drejt zgjedhjeve te 8 majit, te cilat jane prove e madhe e qendrimit tone, e respektit tone ndaj lirive tona. Keto jane prove e madhe ndaj te drejtave tona. Mazhoranca ka vendosur qe keto zgjedhje dhe fushata, t'ju perkushtohet interesave tuaja. Ne jemi te vendosur te degjojme zerin tuaj, te degjojme hallet tuaj, preokupimet dhe interesat tuaja qe te gjitha do te shnderrohen ne realitet ne kater vitet e ardhshme. Te gjitha projektet do te shnderrohen ne realitet",-tha kryeministri Berisha. Ai nenvizoi se qeveria do te shumefishoje mbeshtetjen dhe investimet ne bujqesi. "Ne do te investojme dy here me shume se 4 vitet qe shkuan ne komunat dhe fshatrat e ketij vendi. Do te krijojme treg qe ju te shisni prodhimet tuaja.", -tha ai. Kryeministri Berisha i ka bere thirrje banoreve te Fierit qe vazhdojne te punojne se bashku per ndryshimin e metejshem te vendit dhe ekonomise. "Le ta ndryshojme kete vend se bashku. Te gjitha arritjet jane mundesuar me mbeshtetjen tuaj",-tha Berisha. Ai ka nenvizuar te gjitha reformat qe ka bere qeveria, fale se cilave u rriten pagat dhe pensionet, u rriten investimet e u dyfishuan eksportet. "Ne keto vite dyfishuam rrogat dhe pensionet. Investuam ne 7 mije kilometra rruge. Por qeveria do vazhdoje te mbeshtese fuqishem bujqesine",-tha kryeministri Berisha.