Basha: PS premtime piramidale, do te perballet me opoziten Rozeta Rapushi
Kandidati per kryetar te Partise Demokratike, Lulzim Basha, tha dje se mazhoranca e re, do te perballet cdo dite me opoziten per cdo premtim te dhene, qe sipas demokratit jane piramidale. Gjate takimit me bazen e kesaj partie ne Berat dhe Kucove, kreu i Bashkise se Tiranes, komentoi edhe qendrimin e Partise Socialiste per konkurs per punesimin e militanteve. “Demokratet e kane kuptuar shume mire, tani kuptoje edhe ti shume mire, se per cdo person mbi te cilin do te godase abuzivizmi yt, per te cilin je i famshem ne Tirane do te japesh llogari ligjore, financiare dhe politike para opinionit publik”,- beri te qarte Basha. Sipas tij, cdo ore e cdo minute, demokratet Rama do i kete mbi koke, per 300 mije vende pune qe ka premtuar, per heqjen e takses se biznesit te vogel, per shendetesine falas per cdo qytetar. “Per te gjithe premtimet e tua piramidale qe e dine qe sot se s’ke ndermend t’i mbash dhe ky do te jete momenti, vellezer e motra kur ne nuk do te jemi vetem Partia Demokratike ne opozite por Partia Demokratike ne qender te nje fronti te gjere opozitar, ne fakt ne qender te mazhorances morale te shqiptareve”, - theksoi Basha. Nisur dhe nga eksperienca e tij ne qeverisjen e demokrateve, Basha ne platformen e tij te drejtimit parashikon vleresimin e kontributit dhe dhenies se shanseve per te ecur perpara, per cdo anetar dhe militant te PD. Kete qartesoi dje kandidati per kreun e PD-se gjate takimit me bazen e partise. Kryeministri Berisha me ngarkoi misionin e vecante te Rruges se Kombit dhe perkunder luftes se jashtezakonshme per ta penguar, damkosur dhe jo vetem nga brenda kete projekt madheshtor, ia dolem me sukses te permbushim misionin. Me ngarkuat ne nje moment te vecante per historine e Shqiperise, detyren e kryediplomatit, ne momentin e perpjekjes sone per integrim euroatlantik, dhashe kontributin tim, permbusha me nder misionin qe me ngarkuat, me cuat ne Ministrine e Brendshme, ku duhej te plotesonim 120 kritere per premtimin tone madhor te fushates se 2009, heqjes se vizave per shqiptaret dhe shume kush thoshte se nuk ia dilni dot, iu pervesha punes dhe beme realitet premtimin tone, hoqem vizat dhe u dhame dinjitetin shqiptareve”, - renditi Basha. Ndaj sipas tij, lidhja e tij me PD eshte lidhja me e forte qe mund te ekzistoje, sepse eshte nje lidhje e vertete e bazuar tek ajo qe ai do per cdo anetar, lidhja mbi mundesine per te kontribuar, vleresimi i kontributit dhe dhenies se shanseve per te ecur perpara, per cdo anetar dhe militant te PD.
Arritjet, Basha-demokrateve:pse duhet te me votoni
Gjate takimit me demokratet e Beratit dhe Kucoves, kandidati per kreun e PD-se, Lulzim Basha, renditi te gjitha arritjet e tij me hyrjen ne kete parti. Basha permendi se ju ngarkua ne nje moment te vecante per historine e Shqiperise, detyra e kryediplomatit dhe ai permbushi me nder misionin. “Me cuat ne Ministrine e Brendshme, ku duhej te plotesonim 120 kritere per premtimin tone madhor te fushates se 2009, heqjes se vizave per shqiptaret dhe shume kush thoshte se nuk ia dilni dot, iu pervesha punes dhe beme realitet premtimin tone, hoqem vizat dhe u dhame dinjitetin shqiptareve”, - renditi Basha.