E Hënë, 2 Nëntor 2026

Azerbajxhani: TAP, ka per te ndryshuar harten e energjise ne Evrope Eglantina Nasi



Pergjedhja e projektit Trans-Adriatik (TAP) si korridori jugor i gazit per Evropen nga ana e konsorciumit Shah Deniz, do te ndryshoje harten energjetike te kontinentit te vjeter. Sikunder, do te krijoje edhe shume mundesi te reja per bashkepunim. Nje fakt i tille u be me dije nga vete zv/ministri i Energjise se Azerbajxhanit, Natig Abbasov, gjate nje takimi te posacem qe ai pati me nje delegacion te Parlamentit Evropian i cili ndodhet per nje vizite ne Baku, pikerisht ne kuadrin e diskutimeve te ceshtjeve te transportimit te gazit. Ne kete kuader, ai ka shprehur vleresimin per projektin TAP, ne te cilin gjendet i perfshire edhe Shqiperia. "Rezervat e provuara te gazit ne Azerbajxhan i kalojne 2.600 miliarde metra kub. Kjo do te krijoje kushte per ta kthyer vendin tone ne nje furnizues i madh te gazit ne tregun nderkombetar ne dekadat qe do te vijne," mesohet te kete deklaruar gjithashtu Natig Abbasov. Duke risjelle ne vemendje para pales evropiane, se vendimi i dhene ne favor te TAP-it ne fund te muajit qershor, do te beje qe permes tubacionit te tij, Evropa te furnizohet fillimisht me 10 miliarde metra kub gaz ne vit, duke nisur nga Azerbajxhanit, permes territorit te Greqise, Shqiperise dhe me pas Italise. Sasi kjo e cila sipas tij, parashikohet qe me vone te dyfishohet, duke arritur deri ne 20 miliarde metra kub. Nga ana tjeter, mesohet se zv/ministri azer i energjise, ka thene para evropianeve se Azerbajxhani investon ne infrastrukturen e furnizimit me energji, pasi nje nga prioritetet e ketij vendi eshte pikerisht ai i diversifikimit te rrugeve te energjise. Duke konkluduar me faktin se burimet e energjise nuk duhet te jene nje shkak per konkurrence dhe konfrontime, por perkundrazi, duhet te sherbejne per zhvillimin e bashkepunimit rajonal dhe atij nderkombetar. “Interesat e furnizuesit, duhet te perkojne me ato te vendeve te tranzitit dhe te konsumatoreve, duke sjelle perfitime reciproke”, perfundoi ai.

Abdullayev: Duam 20% te aksioneve te TAP-it

Teksa eshte perzgjedhur si projekti fitues per transportimin e gazit nga konsorciumit te Shah Denizit, kane nisur te shfaqen edhe kerkesat per partneritet me te. E para e tille, ka mberritur pikerisht nga kompania shteterore e naftes ne Azerbajxhan (Socar), kreu i se ciles Rovnag Ibrahim Abdullayev, ka deklaruar se ajo do qe te behet partnere me projektin Trans-Adriatik ne masen prej 20%. Gjithashtu, po sipas Abdullayev, edhe dy kompanite e tjera “BP” dhe “Total”, do te behen ortake me TAP-in perkatesisht ne masen prej 205 e para dhe 10% e dyta. Duke pretenduar keshtu, qe se bashku me “Socar”-in, te disponojne 50% te aksioneve te projektit te gazsjellesit Trans-Adriatik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›