E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Pa viza në BE brenda këtij viti

TIRANë-Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha shprehu sot gjatë një konference për shtyp, se shqiptarët do të lëvizin lirisht pa viza drejt Bashkimit Europian brenda këtij viti.
Basha përmendi gjtihashtu angazhimin e qeverisë shqiptare në përmbushjen e kritereve shtesë të Komisionit Europian për heqjen e vizave.
"Shpreh angazhimin e plotë të Shqipërisë në përmbushjen para afatit të kritereve shtesë të kërkuara nga Komisioni Europian për vizat", tha ministri Basha.
Sipas Bashës nuk ka mungësë vullneti politik dhe asnjë pengesë të këtij lloji për realizimin e procesit për vizat. “Lidhja e situatës politike me procesin e vizave është e dështuar”.
Basha ndër të tjera përshëndeti vendimin e marrë më 27 maj nga kolegji i komisionerëve të Komisionit Europian, i cili i propozoi Parlamentit Europian dhe Këshillit të Ministrave të BE-së, heqjen e vizave për Shqipërinë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›