Bode: Borxhi i Shqipërisë i sigurt, s’ka rrezik nga kriza e BE
TIRANE- Pas raportit të Bankës Botërore se Shqipëria ka një nivel të lartë të borxhit, vjen edhe reagimi i ministrit të Financave, Ridvan Bode, i cili sqaron se niveli i lartë i borxhit të Shqipërisë nuk është problematik për ekonominë.
Bode është shprehur se borxhi i Shqipërisë është i sigurt, pasi pjesa dërrmuese e tij “është borxh i brendshëm dhe nuk rrezikohet nga kriza e borxheve në Europë.
“Gjithë borxhi shqiptar në masën 97% është borxh me rrisk të vogël tregu dhe vetëm rreth 3 deri 4% është borxh me rrisk tregu në atë që po flasim që është pjesë e presionit të krizës globale dhe krizës së borxheve që ka Europa. Pra, ne shërbejmë borxhin ose përmes bonove të thesarit në tregun tonë të brendshëm në lekë, ose përmes bankave të zhvillimit, borxh i cili është me një afat të gjatë shlyerje dhe me norma të ulëta interesi, në këtë kuptim edhe kostoja e borxhit tonë është më e ulët, relativisht krahasuar me vendet e tjera të rajonit", tha ai
Bode ka bërë të ditur gjithashtu, se qeveria do të vazhdojë politikën e taksave të ulëta. “Ndaj borxhit publik ne kemi shprehur qendrimin që duhet të bëjmë uljen e tij në mënyrë graduale”, tha Bode më tej.
Në raportin e fundit të Bankës Botërore thuhet se borxhi i Shqipërisë është më i lartë krahasur me vendet e rajonit si Maqedonia, Kroacia dhe Serbia.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera FMN: Po stabilizohet ekonomia, rrezik borxhi dhe nafta VIDEO: Bode: Borxhi i Shqipërisë i sigurt, s’ka rrezik nga kriza e BE