Basha: Pasaportat, kemi përmbushur kërkesën e KE-së
Shqiptarët kanë arritur të përmbushin një kusht të Këshillit të Europës, prodhimi me ritmet më të shpejta në rajon i dokumentave të sigurisë së lartë të identitetit do të garantojnë lëvizjen e lirë të shtetasve shqiptarë në zonën Shengen. Kështu deklaroi ministri i Brendshëm, Lulzim Basha gjatë një inspektimi në Qendrën e Personalizimit dhe prodhimit të kartave të identietit dhe pasaportave biometrike, ku u prit nga Majkell Granof kryertar bordi të Fondit amerikan për ndërmarrjet si dhe menaxheri i firmës së prodhimit Aleat
“ Ky proces nisi pas zgjedhjeve dhe sot ne jemi përpara të gjithë vendeve të rajonit. Në realizuam një kusht të KE për lëvizjen e lirë të shtetasve shqiptarë. Besoj se shumë shpejt KE do të sjllë në Shqipëri ekspertin e saj për të parë nga afër procesin e prodhimit dhe shpërndarjes së pasaportave biometrike”
Në këtë inspektim, ministri Basha gjeti rastin për t’u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të aplikojnë për pasaportat e reja biometrike, si dokumenti i vetëm me të cilin do të mund të lëvizin pa viza në BE.
“Investimi në një pasaportë biometrike është investim për një lëvizje të lirë për të gjithë shqiptarët”
Deri tani në këtë qender janë shënuar mbi 220 mijë aplikime për pasaportën biometrike, ndërsa 200 e 8 mijë janë të prodhura, në pritje për t’u shpërndarë.