E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta, drejtues për vizat dhe integrimin në BE

Kryeministri Sali Berisha ia kushtoi mbledhjen e radhës së qeverisë, vizitës dy-ditore në Kosovë. Kjo nisur dhe nga entusiasmi qytetar që shoqëroi takimet zyrtare. Kryeministri Berisha nënvizoi po aq rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit me shtetin e ri të Kosovës, çështje për të cilën sikundër tha, diskutoi gjerësisht me homologun Thaçi. Të gjitha këto u konkretizuan në nënshkrimin e 5 marrëveshjeve të rëndësishme që ndër të tjera kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave apo luftën kundër kriminalitetit. Në deklarimin e tij për median, kryeministri preku të gjitha takimet zyrtare jo vetëm me autoritet vendase por dhe përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare në Kosovë. Në dy ditë qendrimi, kryeministri i Shqipërisë u nderua me dekoratën e lartë të lirisë nga Presidenti Sejdiu me titullin Honoriz Kauza nga Universiteti i Prishtinës dhe Qytetar Nderi i Prizrenit. Mikpritja në këtë qytet do të shënonte kulmin për nga numri i qytetarëve, të cilët kishin dalë për të marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së titullit Qytetar Nderi.
Mbledhja e Këshillit të Ministrave miratoi gjithashtu vendimin për “Ngarkimin e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të ndjekë procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian." Sipas këtij vendimi, Ilir Meta ngarkohet të ndjekë me prioritet procesin e integrimit të vendit në Bashkimin e Europian, si dhe procesin e liberalizimit të vizave. Një tjetër vedimmarrje e qeverisë ka të bëjë me emërimin e zvministrave të rinj në disa ministri si ajo e Integrimit, e Punës dhe Çështjeve Sociale, në Ministrinë e Bujqësisë, Transportit, Mjedisit, Ekonomisë, Financave dhe Arsimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›