E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Plani Urbanistik, vepër arti ku e gjejnë veten të gjithë qytetarët

17-09-2012 / Gazeta 55

Bashkia e Tiranës nis konsultimet me qytetarët

Kryebashkiaku Lulzim Basha ishte sot i pranishëm në aktivitetin “Javët e Arkitekturës”. Basha e cilësoi planin urbanistik të kryeqytetit si një vepër arti, tek e cila do gjejnë veten të gjithë qytetarët. Ai grantoi që procesi do të përfundojë me transparence. “Plani urbanistik në përfundim do të jetë tabloja, piktura, vepra e artit e përbërë nga mijëra elemente, tek e cila do gjejnë veten qytetarët e Tiranës”, tha Basha.
Basha tha më tej se askush nuk do të përjashtohet nga plani urbanistik. Ai do jetë siç tha kryebashkiaku, “E vërteta e prekshme e këtij qyteti”.
“Sot në Tiranë kemi zërat më të rëndësishëm të arkitekturës. Falenderim për ata që besuan dhe harxhuan kohë për planin”, nënvizoi më tej kryebashkiaku.
Bashkia e Tiranës nis sot konsultimet për planin urbanistik të kryeqytetit. Konsultimet me qytetarët do të fillojnë nga njësia bashkiake nr. 8 ndërsa në këto konsultime do të përfshihen edhe grupet e interesit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›