“Facebook” fut në sherr gjimnazistët, 1 i plagosur

Vendosja e një statusi në Facebook ka qenë shkaku i sherrit të nisur nga disa gjimnazistë të “Qemal Stafës” në Tiranë.
Ngjarja ka nisur në brendësi të shkollës, e më pas në oborrin e saj ku dy nxënës kanë plagosur me thikë rivalin e tyre, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq uniformat blu kanë nisur hetimin, ndërsa kanë shoqëruar në qeli gjimnazistët, autorë të plagosjes së shokut të tyre.