E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Parlamentit të Austrisë, Prammer: Përmbushja e reformave, Shqipëria më pranë statusit kandidat

17-09-2012 / Gazeta 55

Kryetarja e parlamentit austriak, Barbara Prammer deklaroi sot në Kuvendin e Shqipërisë gjatë një seance të posaçme, se përmbushja e reformave është me rëndësi për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Prammer theksoi se një nga pika kyçe për integrimin e vendit janë realizimi i 12 prioriteteve të Komisionit Evrpian. "Austria mbështet marrjen e statusit dhe çeljes e anëtarësimit të Shqipëri. 12 kriteret janë kusht dhe prandaj reforma në drejtësi është një pikë kyçe dhe duhet të bëhet një punë bindëse. Shqipëria duhet të tregojë përpjekjet e saj për të realizuar reformat. Në këtë kohë BE-ja ka nevojë për aspirues të plotë dhe të besueshëm dhe reformat janë rruga e vetme për të arritur një besueshmëri”- theksoi ajo.
Ajo gjithashtu theksoi se Austria do të vijojë mbështetjen e saj për Shqipërinë duke theksuar se një projekt i rëndësishëm është edhe bashkëpunimi mes specialistëve të të dyja vendeve për regjistrin civil kombëtar.
Kryetarja e parlamentit austriak, gjithashtu ka vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona. “Në 100-vjetorin e pavarësisë është një kënaqësi e veçantë që te jem sot këtu dhe tu drejtohem parlamentit. Kjo dëshmon për marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, për miqësinë që i ka rrënjët e saj që në monarkinë autro-hungareze. Ky vit jubilar na bën që të rikthejnë në vëmendjen tonë marrëdhëniet shumë të mira. Spektri i marrëdhënieve është i larmishëm duke filluar nga arsimi dhe kultura. Një prej bashkëpunimeve në fushën e arsimit është edhe binjakëzimi i universiteteve shqiptare me ato autriake”- theksoi Prammer.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›