Basha: Po ndreqim projektet e gabuara qe permbytin Tiranen
Investimet e gabuara dhe zhvillimi pa plan kane bere qe situata ne disa zona te qytetit te Tiranes te rendohet nga reshjet e shiut, gjate oreve te para te dites se sotme. Situate e renduar eshte paraqitur per 10 familje qe jetojne ne zonen e Shkozes. Si pasoje e fryrjes se Lanes nga intensiteti i reshjeve te shiut dhe kuota me e ulet e kolektoreve, ka bere qe uji te vershoje ne oborret e ketyre banesave.
Ne zonen e "Don Boskos", situata perseritet nga ndertimi i kolektorit mbi nivelin e rruges. Nderhyrja emergjente e ndermarre afro nje vit me pare, ka sjelle nje permiresim te situates por jo zgjidhje te saj. Aktualisht ka nisur zbatimi i projektit te ri te Ujesjellesit, i cili parashikohet te perfundoje brenda 5 muajsh. Nderkohe, pastrimi i Lanes ka bere te mundur qe ne nje tjeter zone mjaft problematike ne situate reshjesh, asaj ne afersi te Qytetit te Nxenesve, situata te ishte e normalizuar.
Ne terren kane zbritur menjehere punonjesit e Ndermarrjes nr. 1 dhe 2 te Ujesjelles - Kanalizimeve, operatoret e pastrimit, punonjesit e Policise Bashkiake, inspektoret e Inspektoratit te Ndertimit etj., me qellim rikthimin e situates ne normalitet dhe minimizimin e pasojave nga vershimi i ujit. Situata eshte ndjekur nga afer ne zonat me problematike, si tek "Don Bosko", ne Shkoze, ne Qytetin e Nxenesve etj, edhe nga kreu i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha.
Ne mesdite, z. Basha ka mbledhur shtabin e emergjences te Bashkise se Tiranes, ku eshte diskutuar per situaten si dhe jane parashikuar masat emergjente qe duhen marre ne disa zona problematike. Ai tha se po punohet per eliminimin e pasojave te reshjeve aktuale, ne dy pika te qytetit, nderkohe qe ka marre udhezime per te monitoruar situaten nga afer, pasi edhe ne tre ditet e ardhshme, reshjet do te vazhdojne te jene te larta, deri ne 60 mm shi, nje sasi e madhe reshjesh per qytetin e Tiranes. Pastrimi i shtratit te Lanes nga Bashkia e Tiranes ka dhene nje impakt pozitiv, duke eliminuar permbytjet qe ndodhnin gjithnje tek zona e Pallatit me Shigjeta dhe pjesa tjeter, nderkohe qe ne nje situate te tille do te ishin permbytur me sasi te medha ujore. Kjo situate normale ne kete zone, e cila deri dje ka qene tejet problematike, - tha z.Basha, - na ka lene dore te lire, per tu fokusuar ne zonat e tjera problematike sic eshte "Don Bosko". Ai pohoi se situata te kjo zone ka te beje me nje investim te gabuar, pra kolektori eshte ndertuar pa pjerresine e nevojshme. "Ne kryem nje nderhyrje emergjente vitin e kaluar, per te permiresuar pjerresine dhe kjo solli nje ndryshim, sa i perket situates tek "Don Bosko", por nuk eshte zgjidhja perfundimtare. Per kete arsye, para nje muaji, Ujesjellesi ka angazhuar kontraktore, per te ndertuar nje kolektor te ri, qe eshte nje mekat, pasi eshte shpenzim i dyfishte, por keshtu eshte kur punet behen pa cilesi", - tha z.Basha. Ai njoftoi se kolektori i ri do te jete ne funksionim brenda 4-5 muajve te ardhshem dhe ne kete menyre do te zgjidhet edhe ceshtja e permbytjes ne 90% te itinerarit te rruges "Don Bosko".
Zonat problematike per shkak te reshjeve
Zona e "Don Boskos" permbytje ne rruge dhe rrugica
Zona e Berrylit dhe prane maternitetit te ri
10 familje te rrezikuara ne zonen e Shkozes
Probleme gjate pasdites tek "Komua e Parisit"
Tejmbushje te Lumit te Lanes tek "Pallati me Shigjeta"