Problemet nga reshjet ne porte

Reshjet e dendura të shiut që kanë prekur qytetin bregdetar të Durrësit kanë krijuar probleme në portin më të madh të vendit, por edhe në qytet ku janë regjistruar përmbytje në dhjetëra lagje e zona periferike. Thuajse gjysma e Durrësit është mbuluar nga uji, ku vështirësi në lëvizje nuk kanë pasur vetëm këmbësorët por edhe automjetet të cilat kanë qëndruar për disa minuta të bllokuar në trafik për shkak të sasisë së madhe të ujit i cili vërshonte në rrugë. Ndërkaq një situatë problematike përsa i përket procesit të punës është paraqitur edhe në portin më të madh të vendit, atë të Durrësit. Nga kapiteneria e portit mësohet se forca goditëse e dallgëve të detit ka arritur deri në 5 ballë ndërsa era fryn me një shpejtësi të madhe deri në 17 metër për sekondë, duke paralizuar punën në disa sektore. Moti i keq ka krijuar probleme edhe në qytetin bregdetar të Vlorës. Trageti i linjes Vlorë Brindisi Sipas autoriteteve portuale paqëndrueshmeria e motit mund të rrezikojë nisjen e tragetit Vlorë- Brindisi në drejtim të Italisë deri në një urdhër të dytë.