Ministrja e Integrimit, vizite zyrtare ne Berlin
Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu zhvilloi nje vizite zyrtare ne Berlin, ku pati takime me perfaqesues te larte te qeverise dhe parlamentit gjerman. Bregu mori konfirmimin e perkrahjes se Gjermanise, si nje vend anetar i rendesishem dhe mbeshtetes i procesit te zgjerimit, per avancimin e Shqiperise ne procesin e integrimit. Pikerisht ky ishte dhe qellimi i kesaj vizite. Gjate takimit me Sekretaren e Shtetit per Ceshtjet Europiane, Emily Haber, Bregu nenvizoi se reformat te cilat raportohen cdo vit prane Komisionit Europian, jane pjese e strategjive disa-vjecare te hartuara nga qeveria, nderkohe qe procesi i integrimit eshte nje motivim dhe nxitje per t'i cuar perpara keto reforma ne nje kohe akoma me te shkurter. Ministrja tha se eshte e ndergjegjshme per demin qe i ka bere avancimit te metejshem ne procesin e integrimit, mungesa e dialogut politik dhe bojkoti parlamentar 2-vjecar i opozites qe solli dhe mungesen e propozimit nga komisioni per dhenien e statusit kandidat 2 here radhazi. Megjithate sipas Bregut, qe nga nentori i vitit te kaluar ka pasur zhvillime shume pozitive, te cilat kane mundesuar dhe realizimin e mases kritike te reformave te vendosura nga Komisioni per marrjen e statusit kandidat me perjashtim te votimit te tre ligjeve te cilat permiresojne reformat. Me miratimin e ketyre ligjeve, Shqiperia sipas ministres ka plotesuar ato kritere te vendosura per marrjen e statusit kandidat. Nga ana e saj, Haber theksoi mbeshtetjen padiskutueshme te Gjermanise per Shqiperine ne realizimin e reformave prezent ne Shqiperi prej 25 viteve. Pavaresisht situates se renduar financiare ne eurozone dhe energjive te medha dedikuar zgjidhjes se krizes, Gjermania, theksoi Haber e konsideron ende zgjerimin si nje objektiv te BE. Dhe ne takimin me keshilltarin e Kancelares Merkel per Ceshtjet Europiane Nikolaus Meyer Landrut u vleresuan arritjet e Shqiperise ne kuader te integrimit. Kurse u rikonfirmua angazhimi i qeverise gjermane dhe i kancelares Merkel per te cuar perpara axhenden e zgjerimit edhe pse ky proces pas miratimit te traktatit te Lisbones kerkon me shume kohe per t'u shqyrtuar nga vendet anetare. Nderkohe dhe parlamentaret gjermane perseriten mesazhin e qeverise per mbeshtetje te vendit duke theksuar se roli i Bundestagut do te jete shume i rendesishem ne shqyrtimin e propozimeve te Komisionit dhe qeverise per avancimin e vendeve te Ballkanit Perendimor.