Bashkeshortet Myftaraj jane vrare me arme zjarri
Pas ekspertizës mjekoligjore nga policia e Fierit të bashkëshortëve Myftaraj në Mallakastër konfirmohet se gruaja është qëlluar dy herë më armë zjarri dhe ka gjetur vdekjen si pasoje e goditjes me armë, ndërsa bashkëshorti është goditur vetëm një herë në pjesën e kokës. Sipas policisë kasaforta e gjetur në mes të banesës së bashkeshortvë Myftaraj pritet që ti nënështrohet analizave të certifikuara për të gjetur gjurmë apo edhe shenja gishterinjsh të autorëve të mundshëm të ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet ende në vendngjarje për të zbardhur vrasjen e dyfishtë. Nje kasaforte e gjetur në mes të baneses, gjurme gjaku ne oborrin e shtëpisë, dyert e mbyllura dhe zjarri që ka shkrumbuar trupat e pajetë të bashkëshorteve Myftaraj jane elementet që me teper se po ndihmojne per zbardhjen e ngjarjes po e veshin atë me mister. Në pritje të ekzaminimit të provave që do të lejojnë policinë të dale me një version zyrtar përfundimtar banorët dhe të afërmit e viktimave në fshatin Belishovë flasin për një tentativë grabitjeje që përfundoi në vrasje të dyfishte. Sipas vëllait të viktimës Flamur Myftari gjithçka ka ndodhur për t’i marrë bashkëshortëve një shumë të madhe parash që ruanin në kasafortën metalike. Kjo e fundit u gjet në mes të shtëpisë së Enver dhe Azbie Myftaraj. Madje sipas deklarimeve të personave të cilët nxorrën trupat e viktimave, gruaja kishte fytin e prerë si dhe ishte goditur me armë zjarri. Ky version i të afërmve nuk është konfirmuar nga policia e Fierit. Enver dhe Azbie Myftaraj 55 dhe 52 vjeç u gjetën të vrarë dhe të shkrumbuar nga flakët në dyqanin e tyre, që ndodhet ngjitur me shtëpinë në fshatin Belishove të Mallakastrës.