Basha: Po ofrojmë jo vetëm infrastrukturë më të mirë, por edhe një model të ri qytetërimi
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, inspektoi të dielën ecurinë e punimeve në disa rrugë të kryeqytetit, të cilat ndodhën në fazën përfundimtare të rikonstruksionit të tyre. Në shumë rrugë ka nisur hedhja e asfaltit, ndërsa në të tjera punimet po ecin me ritme të shpejta.
Një nga rrugët e inspektuara sot nga kryebashkiaku i Tiranës ishte dhe rruga “Endri Keko”, me gjatësi 420 ml, në Njësinë Bashkiake Nr.3, me një investim prej 41.4 milion lekësh, e cila lidh Bulevardin “Zhan D’Ark” ,me rrugën “Sadik Petrela”, duke ofruar një standart të ri, të munguar në kryeqytetin shqiptarë.
“Siç e shikoni rruga jo vetëm që është ndërtuar në parametrat më optimal me trotuar, me ndriçim, janë mbjellë edhe pemët e blirit të cilët natyrisht do të jenë një thesar shtesë i kësaj arterie të qytetit, por me investimin e bashkisë janë rehabilituar edhe avllitë e vjetra, duke i kthyer ato në një standart padyshim evropian, i cili jo vetëm nga ana vizuale estetike përmirëson ndjeshëm pamjen e kësaj rruge”, tha Basha.
Ky standart i ri frymëzon dhe një kulturë të re, një model të ri qytetërimi, një model të ri bashkëfqinjësie midis banorëve të rinj dhe të vjetër të kësaj zone. Banorë të cilët do të përfitojnë nga Bashkia e Tiranës, sipas nevojës edhe fidan falas për të zbukuruar pjesën brenda oborreve, në mënyrë që kjo lagje sikundër shumë lagje ku ne po ndërhyjmë do të reflektojnë jo thjeshtë infrastrukturën më të mirë, por një model të ri qytetërimi, që t’i shkojë përshtat ambicies, objektivit tonë për një Tiranë moderne evropiane”, u shpreh kryebashkiaku Lulzim Basha.
Bashkia e Tiranës vazhdon mbjelljen e pemëve në rrugët e kryeqytetit. Punonjësit e Ndërmarrjes Nr. 1 të Bashkisë kanë mbjellë sot 200 fidanë bli në një prej rrugëve më të vjetra të kryeqytetit, në rrugën “Qemal Stafa”.
Basha i siguroi qytetarëve se brenda këtij mandati, në kryeqytet do të mbillen 4 herë më shumë pemë se gjatë periudhës 2000-2011.
“Tek kjo lagje e vjetër e qytetit ka shumë për të vënë dorë, por një nga projektet më të rëndësishme për qytetarët është cilësia e ambientit, cilësia e ajrit dhe natyrisht ana estetike e rrugës “Qemal Stafa” .
Ndërmarrja e Gjelbërimit ka dedikuar të gjithë kapacitetet e veta në fundin e këtij sezoni mbjelljesh, për të gjelbëruar rrugën “Qemal Stafa”, këtë rrugë të njohur të kryeqytetit, me plot 200 rrënjë blinjsh, pemë të cilat po mbillen sot, por që në fakt kanë filluar të çelin sythet e tyre dhe me aromën karakteristike të blirit, tha Basha.
Së bashku me këtë sezon mbjelljesh, bashkia e kryeqytetit arrin në total një numër prej 12 500 pemësh të mbjella në gjithë qytetin, vetëm 3000 pemë më pak se sa bashkia arriti të mbjellë në periudhën 2000-2011. Ky natyrisht sot është një standart, një standart me të cilin ne do të fillojmë të krahasohemi, sepse nuk mund të krahasohemi më me të shkuarën dhe krahasimi me standartet që ne vendosim do të mbetet sfida jonë në të gjitha fushat e veprimtarisë së Bashkisë së Tiranës.
“Vetëm gjatë këtij sezoni në Tiranë janë mbjelle mbi 4 mijë pemë të reja dhe deri në fund të vitit numri i tyre pritet t’i kalojë 9 mijë.”, deklaroi kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Basha: Po ofrojmë jo vetëm infrastrukturë më të mirë, por edhe një model të ri qytetërimi