Dënohen burrat, shfrytëzonin si prostituta gratë me të cilat bashkëjetonin
—-Nga Arisa Liço—-
Tiranë- Gjykata e Tiranës ka dënuar me heqje lirie dy burra të cilët shfrytëzonin për prostitucioni grate me te cilat bashkejtonin. Dënim me burg është dhënë edhe për taksistin që i transportonte grate dhe u gjente klientet. Ndërsa tri grate që prostituoheshin janë dënuar me shërbim prove.
Sipas gjykates, nga transkriptet e bisedave të përgjimeve telefonike të këtyre personave, të lejuara me vendim gjykate, është provuar se G.B dhe A.Sh kryejnë biseda të detajuara për vendin dhe shumën e lekëve që do të përfitonin nga ushtrimi i prostitucionit i grave të tyre.
Gratë A.B N.N dhe A.Q, ushtronin prostitucion ne kohe te ndryshme neper hotele dhe motele ne qytetin e Tiranes. Ato transportoheshin nga një taksist, P.E., i cili merrte shperblim nga gratë.
Taksisti, ka krijuar njohje me këto shtetase e i ka propozuar që ky të mundësonte gjetjen e klientëve dhe nga kjo veprimtari të dy të ndanin fitimin.
Shtetasja A.Q pohon se vetë mbante 10.000 mijë lekë pasi kryente marrëdhënie seksuale ndërsa taksisti zakonisht merrte si shpërblim 4.000 mije lekë.
Ndërsa A.B ka shpjeguar se taksisti, me gjente kliente me te cilet kryeja mardhenie seksuale kundrejt pageses, kur gjente kliente me merrte ne telefon duke me njoftuar. Ai punonte si taksit, tek ish-blloku prane godines se Vodafonit. Edhe akomodimin ne hotel na e bente ai. Pazarin e bente perseri ai dhe klienteve u kerkonte 100 euro per nje ore.. Ky bashkepunim eshte shtrire edhe me tej dhe konkretisht kur me thoshte se kam dy kliente qe donin te kryenin mardhenie seksuale me pagese dhe une sipas rastit duhej te merrnja edhe nje shoqe tjeter. Une zakonisht merrja shoqen time N.N, e cila eshte nga Dibra ,punonte si prostitute dhe i thirrnim me emrin Keti. Ne rastet kur kjo ishte e zene thirrja shoqen tjeter te pandehuren A.Q. Kjo e pandehur punonte si prostitute dhe ma kishte prezantuar taksisti.
N.N nga viti 2005 deri ne vitin 2011 ka patur te dashur edhe te pandehurin G.B. Ajo ka deklaruar se gjate ushtrimit te prostitucionit te dashurin e ka patur mbeshtetes pasi klientet qe gjente nuk i njihte dhe kishte frike. Mbeshtetja e tij ka qene ne rastet kur kishte probleme dhe ai ishte i gatshem per te bere denoncimet ne polici. Vetë G.B, i divorcuar dhe qe nga viti 2005 eshte njohur me N.N me te cilen ka bashkejetuar deri ne vitin 2011, kur ajo nuk po perballonte dot pagesen e qerase dhe iku tek prinderit e saj.
Shtetasi A.Sh shpjegon se me te pandehuren A.B eshte njohur rastesisht para disa vitesh nepermjet telefonit, ku me pas kane krijuar lidhje dashurie. Pas disa kohesh bashkejetese, sipas tij, ka kuptuar se ajo kishte nje lidhje dashurie me nje person tjeter te panjohur prej tij dhe pas debateve kane vendosur te vazhdonin bashkejetesen me kusht qe sejcili prej tyre te bente veprime sipas deshires se tij. Ata rrinin ne nje banese dhe ne shume raste e pandehura A.B e informonte ne telefon per vendodhjen e saj dhe se per çfare bente.
Në këto kushte, gjykata vendosi shërbim prove me kusht që të mos shoqërohen me persona të dënuar për tre gratë që prostituoheshin, dhe me nga dy vjet burg për A.Sh dhe G.B ndërsa taksisti u dënua me 4 vjet e 8 muaj burg.