Basha: Po zbatoj ligjin për largimet nga puna

Basha dhe Sekui- Foto arkiv
Lulzim Basha ka refuzuar që të pyetet nga gazetarët, ndërsa doli para kamerave me ambasadorin e Komisionit Europian, Etore Sekui pas një takimi të zhvilluar në zyrën e tij. Basha, që nuk shfaqet askund pa një regji paraprake, tha se do e kthejë Tiranën në një oaz të gjelbër. Ai premtoi ndërtimin e një parku, rikthimin e lumit të Tiranës, të cilin po e degradon vetë, në normalitet. Basha tha se brenda vitit do nisë tenderi për tramvajin.
Edhe pse ia ka vënë fshesën të gjithë punonjësve në Bashki, madje duke përdorur edhe dhunën si në rastin e dy inspektoreve të tatimeve, Basha tha se po zbaton ligjin.
Do zbatojmë ligjin në çdo fushë, nga ndërtimet pa leje, tek puna e tatimorëve, tek trajtimi i nëpunësve të shërbimit civil, tha Basha.