E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndarja administrative, Poni: Po pengohet nga mungesa e votave

TIRANË Mungesa e konsensusit në Parlament për miratimin e projektligjit për ndarjen administrative ka nxjerrë në pah një tjetër problem, atë të kthimit të atyre komunave që përmbushin kriteret për t’u kthyer në bashki. Në një takim me 135 kryekomunarët e rinj të vendit, zv.ministri i Brendshëm, Ferdinand Pone, ka deklaruar se ka disa komuna që janë kthyer në qendra të vërteta urbane, porse mungesa e miratimit të projektligjit për ndarjen administrative në Kuvend ka sjellë pengesa për t’i kthyer ligjërisht në bashki.

"Ka mjaft komuna të Shqipërisë që janë kthyer në qendra të vërteta urbane, por ne nuk i kemi kthyer akoma për shkak të 3/5-ve të famshme në qytete", - tha Ferdinand Poni, duke iu referuar pikërisht mungesës së kuorumit të nevojshëm për të kaluar projektligjin në Kuvend. Decentralizimi ishte një tjetër çështje për të cilën u diskutua në takimin me kryekomunarët e rinj. Nga 308 komuna në rang vendi, në zgjedhjet e 8 Majit, 135 prej tyre u fituan nga kandidatë të cilët konkurruan për herë të parë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›