Debati ne KQZ mes Ristanit dhe përfaqësuesve të opozitës
Ristani: A ka diskutime në lidhje me aktin?
Gjonçaj: Po, kam unë, edhe mbledhjen e fundit e fillon mbrapsht. Unë do të doja që para se të marr diskutimin në parim për projektaktin e KQZ do t’ju lutesha të mos ndërpritesha, ndërkohë që unë do të mbaj diskutimin tim. Kam përgatitur një diskutim të cilin do të doja ta lexoja. Kjo është mbledhja e fundit dhe mbyllet kapitulli i 8 majit dhe do të doja të mos ndërpritesha.
Osmanaj: Sa e keni fjalimin?
Gjonçaj: E kam aq sa zullumi që keni bërë ju me zgjedhjet.
Osmanaj: Nuk e paskeni gjë fare
Gjonçaj: Janë 36 faqet e OSBE/ODHIR dhe atij i referohem. Ristani, më duhet t’ju drejtohem vetëm në mbiemrin tuaj, sepse ju nuk përfaqësoni kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ristani: Si thatë?
Gjonçaj: Ju nuk përfaqësoni më vëmendjen time dhe të opozitës që unë përfaqësoj, kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ristani: Atëherë s’ka më vend për diskutime. Në këtë moment nuk ka më deklarata dhe deklaratat tuaja mund t’i bëni diku tjetër. Nuk ka më diskutime. Fjalën e ka Subashi.
Subashi: Nuk mund të hidhni në votim aktin. Kur unë të marr fjalën duhet të jenë kushtet që unë ta them këtë fjalë dhe në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë nuk mund t’i ndërpresësh fjalën përfaqësuesit të opozitës në KQZ, sepse nuk e keni bërë asnjëherë në
krahun tuaj politik. Kur thyet rregulli dhe qetësia bëhet një pushim për t’u qetësuar. Sido që të jetë diskutimi, kjo nuk përbën shkak për të hequr fjalën. Unë në këtë tavolinë jam ndjerë e fyer disa herë dhe s’ka pas kush ta ndërpresë fjalën. Do të kërkoj që partitë politike të respektohen për të thënë fjalën e tyre.
Ristani: Çështja është fare e thjeshtë, jemi në një institucion shtetëror dhe po bëjmë detyrën tonë. Në momentin që kemi përballë njerëz që nuk njohin institucionet, nuk mund të ketë diskutime. Deklaratat të mbahen jashtë këtij institucioni.
Subashi: Në këtë mbledhje të fundit unë do të kërkoja ose të bëhet një pushim ose të marrin fjalën përfaqësuesit e partive dhe më pas të bëjmë diskutimet në lidhje me aktin.
Ristani: Keni diskutime për të bërë?
Subashi: Unë kam fjalë për të mbajtur. Përgjegjësinë e menaxhit të zgjedhjeve e keni ju edhe unë së bashku me ju. Sipas Kodit Zgjedhor, thuhet se në mbledhje marrin pjesë përfaqësuesit e partive të akredituar dhe ata flasin për çështjen që është për diskutim. Ju
nuk mund të ndërprisni mbledhjen me një dhunë.
Ristani: Jemi në një institucion që vepron mbi ligjet e këtij vendi. Kur këtu ka njerëz që nuk njohin institucionet, me ata nuk mund të diskutohet.
Gjonçaj: Ne thamë nuk ju njohim ju si kryetar dhe duhet të jesh korrekt me atë që fola unë.
Osmani: Kemi ardhë këtu për të shpallë rezultatin përfundimtar. Unë do t’i drejtohem koleges dhe mendoj se ne duhet të diskutojmë për aktin. Ne kemi kryetarin të zgjedhur nga Parlamenti.
Ristani: Pozicioni im nuk diskutohet nga askush. Fjalën, në rast se doni lidhur me aktin.
Rendin e ditës e mbaj unë. Ke diskutim parimisht me aktin? Ky është rendi i ditës.
Laze: Mendoj se në bazë të nenit 26 pika 3 Kodit Zgjedhor, e cila përcakton se është e drejta e tyre të mbajnë fjalë dhe të thonë idetë dhe propozimet. Në këtë kuptim është e drejta e përfaqësuesve që të mbajnë një fjalim si ata ta shikojnë të arsyeshme. Është punë tjetër nëse na pëlqen neve ose jo. Më pas ne t’i votojmë. Në rast se kjo është një taktikë për të mbyllë diskutimet, atëherë është problem tjetër. T’i ulim tensionet, të bëjmë një pushim dhe të vazhdojmë procedurën.
Subashi: Ishte një propozim për pushim
Gjonçaj: Në qoftë se nuk na jep fjalën, të ikim ne?
Ristani: Je i lirë, ik.
Gjonçaj: Atëherë pse na ftoni?
Kosovrasti: Është e vërtetë që neni 26 pika 3 thotë se përfaqësuesit e partive të marrin fjalën, por sipas rregullave të përcaktuara në Kod. Në rast se një përfaqësues partie merr
fjalën dhe thotë që nuk ju njoh si kryetar, kjo do të thotë që janë shkelur rregullat.
Gjonçaj: Mos deformoni fjalën time.
Kosovrasti: Mora fjalën për procedurë. Dhe ju nuk mund të vini të thoni këtu deklarata politike. Këtu hajde të diskutojmë për projekt-aktin. Gjithë procesi ka rregulla.
Ristani: Diskutime në parim me aktin nga anëtarët, ka?
Subashi: Vazhdoj të këmbëngul në faktin se përfaqësuesit të PS-së, që flet në emër të partive opozitare, nuk mund t’i hiqet e drejta e fjalës, pasi shkelen principet demokratike. Në rast se i ndërprisni fjalën, është një notë më shumë e keqe për këtë komision.
Ristani: Jemi në diskutim për aktin, keni diskutim për aktin?
Subashi: Ne kërkuam pushim dhe më pas për t’u rikthyer për aktin dhe kjo duhet të hidhet në votë.
Osmanaj: Secili ka të drejtë të bëjë propozim, këtu kërkohet me forcë të respektohet opozita, ndërkohë që ajo nuk respekton institucionin. Është fare e pranueshme të vish dhe të thuash unë nuk të njoh, këtë mund ta thuash në tubim. Është e pranueshme kur kolegët tanë këtë e anashkalojnë. Pse jemi ne shumicë dhe duhet të mbajmë baltë mbi kurriz. Për shkak të eksperiencës në këtë tavolinë një kryetar tjetër vetëm pse nuk ishte shkruar në fund të letrës faleminderit për bashkëpunimin nuk ka pranuar të japë informacion. Nuk jemi këtu për të pranuar fyerjet e askujt. Mund të mos ju pëlqejë vendimi ynë dhe është shumë korrekte, por nuk mund të fyhet asnjë. Mandatet kanë kaluar, të zgjedhurit kanë nisur punën edhe sot është vetëm një akt formal. Dhe kjo mbledhje duhet të ishte shumë e qetë. Këtu nuk po vlerësohet asnjë mandat. Është thënë çfarë është thënë, i përket të shkuarës.
Shtjefni: Për të shtensionuar situatën, ai që i tha, t’ tërheqi ato fjalë, unë ndihem e fyer, sepse e ndiej veten pjesë e këtij institucioni dhe do të pranoja një kërkesë për shtyrje në rast se përfaqësuesi do të kërkonte falje për fjalët. Fyerje të tilla janë të papranueshme.
Gjonçaj: Më mirë thuaje se dua ta shmang këtë debat, sepse raporti të ka nxirë faqen dhe nëpërmjet teje gjithë shqiptarëve. Mos u turpëro nga ajo që thashë.
Ristani: Do t’ju jap fjalën, vetëm nëse flisni për aktin.
Subashi: Në radhë të parë keqardhje për mënyrën si komunikoni me mua. Kryetari nuk mund t’i ndërpresë fjalën nënkryetares së komisionit. Nuk mund të ndodhte ndryshe ashtu si gjithë procesi këtë pasqyroi edhe kjo mbledhje e fundit për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.
Ristani: Nuk po bëjmë analizë për zgjedhjet, po diskutojmë në parim për aktin.
Subashi: E kuptova që ju nuk dëshironi që ne të themi atë që ka ndodh në procesin
zgjedhor. Akti që kemi është një vendimmarrje që do të marrë vëmendjen time. Prandaj do t’ju lutem mos me ndërprisni bisedën.
Ristani: Nuk po bëjmë analizë zgjedhjesh, analizat kur të bëjmë analizën. Mbledhjen e kam thirrë unë dhe duhet zbatuar kjo axhendë.
Subashi: Unë dota mbaj fjalën siç e kam pregatit.
Ristani: Do ta mbani sipas ligjit.
Subashi: Unë do të mbaj fjalën time.
Ristani: Fjalën do ta mbani sipas ligjit, jemi duke diskutuar për shpalljen e rezultatit dhe jo për raportin e ODHIR.
Subashi: Meqenëse nuk më linë të diskutoj, unë nuk jam këtu për të grit dorën si të doni ju. Ju s’më lini mua të flas, as përfaqësuesin e PS.
Ristani: Kam thirrë mbledhjen për aktin. Çfarë të keni në lidhje me aktin flisni. Parimisht me aktin keni për të folur.
Subashi: Uroj të më lini të mbaroj fjalën. Në këtë proces zgjedhor që për hir të së vërtetës.
Ristani: Nuk mund të flisni asgjë që nuk ka lidhje me aktin.