E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Presim qe asnje vend te mos kete rezerva per vizat

Basha u pyet nga nxenesit nese do te kete nje vendim pozitiv nga te gjithe vendet e Bashkimit Evropian.

Marrja e vendimit per heqjen e vizave do te thote qe Shqiperia ne keto aspekte qe nga pasaportat biometrike kartat e identitetit siguria e kufirit lufta kunder krimit sistemet me te cilat luftohet krimi auditimi i ketyre sistemeve aftesite per ta vazhduar kete lufte ne te ardhmen lufta kunder korrupsionit lufta kunder trafiqeve eshte ne perputhje te plote me standardet e Bashkimit Evropian. Mbi kete baze presim qe te mos kete asnje vend qe te shprehe rezerva ne kete drejtim u shpreh kreu i rendit.

Ministri Basha ka bere te ditur se nese nje qytetar kerkon te rrije me shume se 90 dite ne 6 muaj ne zonen Shengen atehere duhet patjeter te pajiset me nje vize.

Rregullat Shengen percaktojne qe ju mund te udhetoni ne sado shtete qe do te deshironi te hapesires Shengen. Ne qofte se ju arrini t8217i beni te 28 shtetet brenda dites nuk ka asnje problem. E rendesishme eshte qe ne te gjithe hapesiren Shengen te mbledhur se bashku ju mos te kaloni me shume se 90 dite cdo 180 dite.

Penalitetet variojne nga pengesa per te hyre ne zonen Shengen tek depertimi i detyruar me force ne vendin e origjines dhe deri tek perjashtimi i individit per te udhetuar ne hapesiren Shengen per nje periudhe deri pesevjecare. Nuk mund te punesoheni. Po keshtu ne qofte se ju shkoni per nje studim me shume se tre muaj per nje vit fjala bie ne nje nga gjimnazet e BE ju duhet te pajiseni me nje vize studimi. Por per nje vend ku qytetaret levizin lirshem brenda parametrave te levizjes se lire marrja e nje vize studimi eshte pakrahasueshmerisht me e lehte sesa per nje vend qytetaret e te cilit nuk mund te levizin me parametrat e levizjes se lire sqaroi ai gjimnazistet.

Ministri Basha ka kerkuar angazhimin e te rinjve ne informimin e qytetareve ne menyre qe te mos shkelen rregullat e levizjes se lire pasi kjo do te ndikonte negativisht edhe per vendin.

2010-10-14 0927

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›