Piu 4 birra gjendet i vdekur pas festimit te 18-vjetorit
Ngjarja ka ndodhur pak minuta para se ora e mengjesit te djeshem te shenonte 06.00. I vellai me i madh ne moshe se Qemali ka shkuar per ta zgjuar nga gjumi por ka mbetur i shtangur kur ka pare se ai nuk u pergjigjej fjaleve te tij.
Pas kesaj thellesisht i tronditur ka njoftuar prinderit te cilet jane marre me transportimin e te birit per ne spitalin Petro Nako te Sarandes.
Por mjeket konfirmuan se ndihma mjekesore eshte kerkuar teper vone pasi i riu nuk shfaqte shenja jete kur ka mberritur ne dyert e urgjences Stefan Mekshi.
Te pllakosur nga zija e humbjes se djalit familjaret tregojne se kane mbetur te shtangur nga kjo vdekje e papritur.
Ai u ka dhene mundesine te perjetojne edhe gezimin e ditelindjes se tij pas mbushjes se 18 vjeteve dhe pas kesaj ka ardhur hidherimi i madh.
Pikerisht ne mbremjen e se martes mes shokeve dhe familjareve Qemali ka festuar ditelindjen e tij qe ka kaluar per bukuri.
Ky eshte edhe nje nga pengjet e medha te familjareve pasi ai nuk ka dhene asnje shenje merzie apo dhimbjeje ne trup dhe pas kesaj ka ardhur humbja e jetes ne nje menyre te pabesueshme.
Detajet rreth festimit te ditelindjes ne lokalin e xhaxhait te tij qe ngrihet buze rruges se 5-te te Sarandes nuk lene asnje dyshim te shoket familjaret dhe vellai.
Ata kane kaluar nje feste normale dhe me shume hare ne lokal. Gjate darkes mesohet se Qemali madje nuk e ka tepruar me pijen.
Mesohet se ka pire vetem 4 birra pa i perzier me pije te tjera. Keshtu festa ka vazhduar deri afer mesnates se te martes dhe pas kesaj shoqeria eshte shperndare.
Qemali ka shkuar ne shtepi dhe familjaret kane pare vetem gezim dhe kenaqesi ne fytyren e tij. Me zbardhjen e mengjesit te djeshem eshte konstatuar dhe eshte mesuar se ai ka nderruar jete.
Nderkohe qe kufoma eshte transportuar ne morgun e spitalit eshte njoftuar komisariati i policise per ngjarjen dhe me te eshte marre grupi hetimor. Nderkohe qe mjeket thane se vdekja e te riut mund te kete ardhur per shkak te ndonje ataku kardiak dhe se ka qene vdekje natyrale familjaret nuk kane firmosur per tu bere autopsia e kufomes.
Nga grupi hetimor u shprehen se ne trupin e viktimes nuk jane pare shenja dhune apo plage te shkaktuara nga ndonje rrezim i mundshem keshtu qe ato jane perjashtuar si shkak i vdekjes.
Versionit te vdekjes natyrale e perforcojne edhe shoket e 18-vjecarit Avdiu te pranishem ne festimin e ditelindjes.
Qemal Avdiu ishte djali i dyte mes dy femijeve te Ismail Avdiut.
Familjarisht ata banojne prej 10 vitesh ne lagjen Nr. 1 te Sarandes ku kane ardhur nga Mallakastra.
Mesohet se Qemali kishte mbaruar vetem vitin e pare te shkolles se mesme hoteleri-turizem Antonio Athanas ne qytetin e Sarandes dhe kete vit nuk e vazhdoi ate nderkohe qe ishte ne kerkim te nje pune.