E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largohen nga shtepia dy motra ne kerkim

Dy motra largohen nga shtepia shpallen ne kerkim policor. Ka qene nena e tyre 42-vjecare qe ka denoncuar largimin nga shtepia te dy vajzave te saj.

Familja Valteri banon ne lagjen 17 te Durresit dhe eshte e ardhur ne qytetin bregdetar disa vite me pare nga fshati Vinjoll i rrethit te Matit.

Te dyja motrat Jetmira 19 vjece dhe A. 15 vjece qe kane mbaruar vetem arsimin e detyruar 9-vjecar jane larguar nga shtepia pa lene gjurme.

E ema i eshte drejtuar policise per ndihme pasi dyshon se ato mund te bien edhe pre e trafikut te qenieve njerezore.

Nderkohe burime policore bejne te ditur se largimi i vajzave ne moshen e adoleshences nga shtepia po behet gjithnje e me shume nje fenomen dhe ne te shumten e rasteve ka rezultuar te jete nje forme rebelimi ndaj kerkeses se llogarise se prinderve dhe konfliktet mes brezave.

Per dy motrat eshte shpallur kerkimi dhe po punohet per gjetjen e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›