Qeveria demshperblen dy ish-pronare me 10 mije euro

Keshtu ne vendimet e djeshme te Keshillit te Ministrave theksohet se qeveria ekzekutoi dje vendimin e Strasburgut ne kuader te fitimit te se drejtes te dy familjeve shqiptare ne kete gjykate.
Qeveria ekzekutoi vendimin e Gjykates Europiane per te Drejtat e Njeriut lsquoLaska dhe Lika kunder Shqiperise ne shumen 4800 katermije e teteqind euro per secilin ankues si dhe pagesen e tatimit mbi te ardhurat per demshperblimin ne masen 10 per qind te kesaj shume theksohet ne vendimin e Keshillit te Ministrave.
Vendimi qe i jep te drejten dy familjeve te ish-pronareve per demshperblim financiar ndaj shtetit shqiptar eshte marre ne daten 20 prill te ketij viti nga ana e Gjykates se Strasburgut dhe vetem dje pas gjashte muajsh qeveria liroi fondin per kompensim.
Autoriteti pergjegjes per ekzekutimin e ketij vendimi eshte Ministria e Financave dhe afati per kryerjen e ekzekutimit eshte data 20.10.2010. Efekti financiar i ketij vendimi te perballohet nga fondi rezerve i buxhetit te shtetit theksohet ne vendim duke lene si afat nje jave per marrjen e perfitimit nga familjaret.
Po keshtu vendimi sqaron se shuma prej rreth 10 mije eurosh qe u takon dy ish-pronareve do te terhiqet nga ata nepermjet njeres prej bankave te nivelit te dyte ne vend dhe te ardhurat do te konvertohen ne leke me kursin e kembimit te bankes ku eshte depozituar shuma.
Qeveria ngarkon ministrin e Drejtesise dhe ate te Financave per ekzekutimin e ketij vendimi.