E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Priten bum njohjesh të reja për Kosovën

Damask -Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha në një intervistë për BBC-në ka paralajmëruar një valë të re njohjesh të pavarësisë së Kosovës nga vendet e botës islame. Ai e ka cilësuar shumë të rëdësishme miratimin e një rezolute për Kosovën nga Organizata e Konferencën Islamike gjatë samitit treditësh të mbajtur në Damask të Sirisë. Rezoluta, që u hartua nga Shqipëria, ndërsa u hodh në votim me propozim të Arabisë Saudite, u miratua me unanimitet nga 57 vendet anëtare të Organizatës, përkundër përpjekjeve të Serbisë për ta penguar miratimin e saj.

“Miratimi i kësaj rezolute me unanimitet dëshmon për në klimë të re, një momentum të ri në marrëdhëniet e kësaj organizate me Kosovën. Vlen të theksohet se kjo vjen edhe pas njohjes së rëndësishme nga Arabia Saudite para disa javësh dhe njohjes nga Mbretëria e Bahreinit dhe Unioni i Komorreve vetëm pak ditë më përpara”-theksoi ministi Basha. Ai shtoi se miratimi i rezolutës në unanimitet nga vendet e Konferencës Islamike, do të rrisë më tej numrin e njohjeve si dhe dëshmon për një klimë të re të marrëdhënieve dhe përpjekjeve për njohjen e Kosovës nga sa më shumë shtete.

“Unë jam shumë optimist se kapitulli i ri i njohjeve i hapur me Arabinë Saudite dhe që ka vazhduar me këto dy shtetet tjera do të vazhdojë edhe në javët dhe muajt që vijojnë dhe se kjo rezolutë dhe klima e përgjithshme pozitive, të cilën Kosova e ka ndërtuar nëpërmjet sjelljes së matur dhe të drejtë të autoriteteve të saj, qeverisë së Kosovës, shmangies së provokimeve, konsolidimit të shtetit ligjor, kuadrit ligjor në vend, duke përfshirë këtu edhe mbrojtjen e minoriteteve dhe stabilizimit tërësor të situatës brenda në Kosovë dhe në rajon, do të reflektohet padyshim me një bum njohjesh në periudhën që do të vijë”-tha më tej shefi i diplomacisë shqiptare, i cili shënon një rekord në karrierën e tij por edhe në përpjekjet diplomatike të Shqipërisë për njohjen e Kosovës nga sa më shumë shtete.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›