Data e zgjedhjeve, Sejdiu vijon konsultimet
Prishtinë -Në Kosovë, vazhdojnë konsultimet për datën e zgjedhjeve. Presidenti Fatmir Sejdiu, ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e partive politike të komuniteteve pakicë, si z. Nenad Rashiq (SLS), z. Mahir Yagcilar (KDTP), z. Dezair Murati (VAKAT), Mehmet Jashari (PREBK), z. Berat Qerimi (PDAK), z. Mursel Halili(GIG) etj. Në të gjitha këto takime, është biseduar për ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet lokale, si dhe për caktimin e datës së tyre.
Presidenti Sejdiu do t’i vazhdojë konsultimet me subjektet politike të vendit edhe nesër, ndërsa gjatë javës do të ketë edhe një takim me përfaqësuesit e të gjitha subjekteve të regjistruara në KQZ, kur pritet të dihet edhe data e saktë e zgjedhjeve të sivjetshme lokale në Kosovë.