E Diel, 1 Nëntor 2026

El Salvadori do të njohë Kosovën më 2 qershor

Prishtinë -Kosova do të njihet më 2 qershor edhe nga El Salvadori. Lajmi është konfirmuar nga nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Ibrahim Gashi, i cili theksoi se vendimi i këtij shteti për njohjen i është dhënë kryetarit të AKR-së, Behxhet Pacolli.

“Pacollit i është konfirmuar nga autoritetet e El Salvadorit se më 2 qershor do të njohin pavarësinë e Kosovës. Do të ishte mirë dhe e rrugës që institucione tona në rast se nuk do të mund të jenë atje, në njëfarë mënyre ta autorizojnë një përfaqësues të institucioneve politike të shtetit të Kosovës, këtë rast Pacollin, që të përfaqësojë shtetin e Kosovës”, ka thënë Gashi.
Nënkryetari i AKR-së ka thënë se Pacolli është ftuar në inaugurimin e presidentit të ri të këtij vendi, ku do të takohet edhe me presidentë të vendeve të ndryshme. AKR-ja me këtë rast ka kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme për pasivitet në lobimin për njohjet e pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›