KE më 2 qershor jep mendimin për liberalizimin e vizave
Bruksel -Komisioni Evropian është distancuar nga përmbajtja e publikuar ditëve të fundit për liberalizimin e vizave për vendet e Ballkanit Perendimor. Vendet anëtare të Komisionit Evropian më 2 qershor do të japin vlerësimet për liberalizimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë ditës së djeshme, të gjitha vendet anëtare kanë pranuar raportet për përparimet e bëra nga vendet e Ballkanit Perëndimor për çështjen e vizave, ndërsa për dhënien e vlerësimit përfundimtar është kërkuar kohë. Ndërkohë, Komisioni Evropian është distancuar nga raportet e paraqitura në media javën e kaluar lidhur me vlerësimet për heqjen e vizave për vendet e Ballkanit Perendimor, ku kryesisht Maqedonia përmendej si vendi më i përparuar për realizimin e reformave.
Mikele Çekrone, zëdhënës i Komisionit Evropian ka hedhur poshtë vlerësimet e publikuara dhe se sipas tij procesi vazhdon. Ai ka nënvizuar se mendimet e plasuara në media janë interpretime të organizatës joqeveritare “Iniciative Evropiane për Stabilitet” me seli në Bruksel. “Nuk ka raport final nga Komisioni. Nuk e di se çfarë kanë publikuar apo raportuar, po publikohen dokumente të ndryshme vazhdimisht, por ato nuk janë dokumente të KE-së”, ka theksuar zëdhënësi Çekrone.
Zyrtarë të KE-së kanë paralajmëruar se raportet për çështjen e heqjes së vizave për vendet e Ballkanit nuk janë përfundimtare dhe se ato mund të ndryshojnë deri në momentin e fundit. Zëvendëskryeministri për evrointegrime i Maqedonisë, Ivica Bocevski ka deklaruar se ngelet në vlerësimin e tij se më 1 janar 2010, qytetarët e Maqedonisë do të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së dhe se sipas tij nuk priten barriera rreth kësaj çështje.
Sipas raportit paraprak të publikuar javën e kaluar në media, Maqedonia i plotëson kushtet e kërkuara nga Bruksel, ndërsa më mbrapa këtij procesi janë Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Shqipëria. (INA)