E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Problemet ne Shkoder sapo kane nisur

PRMBYTJET/ Ministri i Brendshem mberriti dje ne qytetin verior duke u shprehur se situata po precipiton por do te jete e tejzgjatur. Si faktor kryesor per problemet ai ka theksuar fryrjen tej cdo parashikimi te liqenit te Shkodres


SHKODR - Situata e krijuar nuk eshte alarmante por mund te perkeqesohet pasi intensiteti i reshjeve mendohet te jete me i larte. Perparesia numer nje eshte ruajtja e jeteve njerezore pasi dinamika e ngjarjes e fenomenit te renduar vetem sa ka nisur. Keshtu eshte shprehur ministri i Brendshem Lulzim Basha gjate takimit me shtabin e emergjencave civile ne prefekturen e Shkodres.


Basha ka theksuar se fryrja tej cdo parashikimi i liqenit te Shkodres ka sjelle pasoja per te gjithe vendbanimet afer dhe ka renduar situaten me tej ne rrjedhen e lumenjve e derdhjet e tyre ne det si dhe ne shkarkimet potenciale ujore qe jane shumefishuar. Te gjithe lumenjte nentokesore kontribuojne me nje volum 2-3 here me te larte. Situata po precipition por do te jete e tejzgjatur. Ai ka kerkuar identifikimin sa me te sakte te pikave te rrezikshme sinjalizimin e banoreve dhe evakuimin e tyre me deshire ose me mjete te shtetit ushtrise e policise furnizim me uje te pijshem dhe nevoja te tjera per popullsine dhe mbeshtetje te saj ne rast situate emergjence te padeshiruar.


Kryetari i Partise Socialiste ne rrethin e Shkodres ka reaguar per situaten e krijuar duke theksuar se qeveria nuk i ka mbajtur premtimet. shte thene se do te behen miliona investime ne sistemin kullues dhe evadues por ato premtime u realizuan pjeserisht dhe aktualisht Shkodra po vazhdon te permbytet. Kam ndjekur punimet ne zonen e Darragjatit qe jane ne gjysme. Premtimet e qeverise per miliona euro investime rezultuan fisko- theksoi kreu i PS-se ne Shkoder.


Ekspertet po ndodh ne Shkoder
Lidhur me situaten e krijuar gjate ketij viti ku zona e Shkodres po perballet me permbytje te shpeshta specialistet shprehen se situata ka disa shkaqe qe lidhen mes tyre dhe ndikojne drejtperdrejt. Duke mos anashkaluar faktoret e klimes ata theksojne se keta nderthuren me neglizhencen e njeriut duke e renduar situaten. Ndryshimet klimaterike te pazakonta vershimet e perrenjve nentokesore e mbitokesore shkaktojne mbushje te shpejte te liqeneve te hidrocentraleve mbi lumin Drin por dhe permbytje ne zona te ndryshme qe nuk lidhen me keto liqene.


Keshtu ndersa Nenshkodra permbytet kryesisht nga shkarkimet e ujerave nga portat e hidrocentraleve Mbishkodra ne nentor pati probleme nga perrenjte qe rralle mbahen mend te kene shkaktuar situata te tilla. Pra ka nje kompleks shkaqesh natyrore qe se bashku me problemet kulluese dhe argjinaturat ku prej vitesh nuk eshte nderhyre si dhe me problemet ne menaxhimin e shkarkimeve qe u shfaqen ne fund te vitit te kaluar dhe fillim te ketij viti krijojne situata te renda e te pazakonta. Kjo ben qe dhe zgjidhjet te jene komplekse dhe te kerkojne studime e nderhyrje te menduara e te koordinuara qe kerkojne kohe dhe kane kosto te konsiderueshme- shprehen specialistet. Ata shtojne se permbytjet qe po prekin Qarkun e Shkodres kerkojne nje projekt te plote per minimizimin e demeve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›