Suela nje identitet me violine ne Milano

Virtuozja Suela Mullaj ne koncert me Orkestren e Radio-Televizionit i jep gjithe energjine muzikes se ajkovskit. Ndertimi i nje karriere muzikore jashte Shqiperise dhe kthimi pas njezet vitesh per te ndihmuar Orkestren e Tiranes
Violinistja Suela Mullaj vjen ne Shqiperi pas 20 vjetesh per te interpretuar Koncertin per violine dhe orkester te ajkovskit me Orkestren Simfonike te Radio-Televizionit Shqiptar nen drejtimin e Cesario Costas. Sapo violina e Mullajt leshoi tingullin e pare salla e Akademise se Arteve ra teresish ne heshtje. Edhe ne nje skene me 60 muzikante Suela arriti te gjeje pak vend per vete dhe violinen te krijoje hapesiren intime ku mund te komunikonin me njera-tjetren. Nuk i kurseu asgje muzikes se ajkovskit. Asgje nga energjia forca e shpirtit dhe trupit.
Tek flet per ajkovskin duket sikur enderron. Mbyll syte dhe cfare imagjinon Stepat ruse tokat pa fund balerinat me fustane te bardha e dantella.
I kane dale para syve tek interpretonte dhe ne ate cast veshtiresi teknike as qe mendoheshin. Kur luhen koncerte te tilla nuk duhet menduar qe po luan nje pjese teknikisht te veshtire teknika duhet te jete ne sherbim te linjes muzikale. Kur artisti e kalon kete hendek atehere hyn ne komunikim me ate qe vertet kompozitori ka dashur te shprehe. Ky eshte interpretimi shpjegon violinistja.
Suela Mullaj i perket atyre artisteve te rinj qe e lane Shqiperine ne vitet 90. Nje burse ne konkurset kombetare per violine qe zhvilloheshin ne Shqiperi i garantoi asaj atehere 15-vjecare studime ne Konservatorin Xhuzepe Verdi te Milanos. I pari koncert ishte me Orkestren e RAI-it i vetmi kujtim qe ruhet i fresket me cdo detaj ne kujtesen e saj.
E ema violiniste Greta Sojli/Mullaj edhe ajo ishte ulur para ekranit te Televizionit Publik Shqiptar e priste me ankth te interpretonte e bija.
Figura e saj i jep force e frymezon violinisten. Ka nevoje te ndieje qe ajo eshte diku ne salle qe eshte prane saj. Suela e ka cdokund me vete. Ne canten qe mbart violinen i shohim foton e nje gruaje te re te holle me floke te zeza qe mban ne krahe te bijen foshnje. shte ajo qe me ka sjelle ne Shqiperi eshte figura me e rendesishme me e bukur ajo qe me ka mesuar te dua violinen.
E ema violiniste ne kohen e komunizmit nuk arriti te studionte ne Institutin e Larte te Arteve e penalizuar per nje njolle ne biografi. Keshtu qe Suela enderroi per te dyja.
Ajo reflekton force optimizem deshire per jeten. Prisnim bisedat rutine te degjuara edhe nga te tjere muzikante per vuajtjet ne kerkim te nje identiteti ne vend te huaj. Asgje per tu ankuar nuk degjon nga ajo.
Kuptova qe duhet ta ruaja ne muzike karakterin dhe shpirtin shqiptar por edhe te fitoja elegancen bukurine dhe kthjelltesine italiane tregon violinistja me buzen ne gaz e nje drite te syte.
Nga ana profesionale ka pasur afer njerez qe ia kane cmuar talentin dhe profesionalizmin. Ne Shqiperi profesoret Robert Papavrami Roland Xhoxhi Zhani Ciko kurse jashte profesore si Gigino Maestri Zinaida Gilels Ilya Grubert Pavel Vernikov.
Ka punuar me profesioniste ne Orkestren Toskanini te Parmes Orkestren Simfonike te Berlinit Orkestren Simfonike te Jeruzalemit Orkestren e Muzikes se Dhomes ne Vjene Ka ecur me mendje te hapur per te mesuar cdo gje qe te re ne muziken klasike.
Ne anen tjeter ka pasur gjithmone ne krah nje njeri qe e i ka dhene kuraje edhe per te rrezikuar dhe e ka mbeshtetur ne sfida. shte dirigjenti dhe pianisti Massimo Palumbo i pranishem para pak kohesh ne koncert me Orkestren e Radio-Televizionit Shqiptar.
Ajo mendon qe kompletojne njeri-tjetrin.
Fryt i ketij besimi per tiu hyre sfidave te reja eshte edhe fondacionin UECO United European Chamber Orchestra ne Milano qe mbeshtet dhe promovon artistet e rinj. UECO bashkepunoi me Orkestren e Radio-Televizionit per tri koncertet e fundit ku kane qene ftuar dirigjente te huaj. Bashkepunimi mendohet te vijoje me nje mbeshtetje financiare.
fare duhet ndryshuar te Orkestra. Te rinovohen instrumentet thote Suela te punohet me te gjitha spalat e orkestres te ftohen artiste me nivel te larte artistik dhe te shperndahen koncertet ne qytetet e Shqiperise qe kane nje tradite muzikore. Nje proces qe vjen me kohen sipas Sueles qe pelqen te shohe larg te prese te mos ngutet. Keshtu eshte mire Ta shikosh jeten jo sot per neser te dish te presesh per te realizuar me te miren per veten per artin qe krijon.