Andrea Mano Do ta bejme qytetin me shume qendra
Andrea Mano kerkon per here te pare voten e bashkeqytetareve te tij per te administruar bashkine. Qe nga janari i vitit te shkuar ka mbajtur postin e prefektit te Korces cka i ka sherbyer per te njohur ne detaje problemet e qytetit duke u perfshire ne debate te ashpra per zhvillimin e tij shume kohe perpara se te percaktohej si kandidat i koalicionit te djathte. Mano vjen ne kete fushate me ide te qarta per ceshtjet kryesore qe shqetesojne qytetin. Ai kundershton masterplanin e qendres se qytetit dhe kerkon rrezimin e tij. Sa i perket zhvillimit urban vizioni i tij eshte per nje qytet me shume qendra.
Pika me e nxehte e debatit politik per Korcen mbetet qendra e qytetit. Si do te zgjidhet projekti i qendres si nje projekt i bllokuar prej kohesh
Ne menyre instiktive do tju pergjigjesha me nje pyetje A e keni pare projektin Do tju jap gjithsesi nje shpjegim paraprak. Nuk besoj qe asnje banor i Tiranes do te deshironte qe ne mes te sheshit Skenderbej apo Nene Tereza te ndertohej nje pallat shumekatesh. Nje nga pikat e reja te planit urbanistik ne Korce ishte pikerisht ideja per te ndertuar nje pallat perpara sheshit ku ndodhet Banka Teatri dhe ish-hoteli i madh i qytetit. Nga kjo pikepamje nuk do te flisja per plan urbanistik por per nje atentat te paster ndaj nje qyteti i cili deri vone ka qene nje shembull urbanizimi per te gjithe qytetet e Shqiperise. Korca ka pasur ne te kaluaren plane urbanistike dhe cdo student sado i ri arkitekture dallon kur vjen ne qytet se kemi te bejme me nje hapesire urbane harmonike sidomos ne qender. Plani urbanistik ashtu sic propozohet nuk do te pranohet kurre sepse nuk e respekton ne asnje menyre qytetin. Bllokimi nuk eshte vetem nje akt politik ndaj atij qe e propozoi por eshte nje akt kuraje qytetare per te ruajtur vlerat dhe te ardhmen e qytetit. Korca nuk ka nevoje per plane bombastike qellimi i vetem i te cilave eshte shou politik dhe perfitimi por per nje qytet me dimensione te orientuara drejt individit. Ky qytet keto karakteristika i ka fituar me kohe dhe nuk mundet ti humbe per perfitime dhe teka megalomanike te nje individi. Korcen ne e duam ashtu sic eshte por jo me te lene pas dore por te restauruar.
fare do te behet per harmonizimin e ndertimeve te vjetra me ato te reja ne qytet A eshte cenuar Korca tradicionale nga ndertimet e reja
Sa i perket pjeses se pare te pyetjes ne kemi nje vizion te qarte per qytetin i cili kuptimin e merr ne dy zona te rendesishme qe jane qendra dhe pazari. Te dyja keto zona jane lene ne harrese pak per moskompetence dhe pak per babezi e grykesi per te fituar duke ndertuar pa kriter me bekimin e bashkise ne keto kater vjet. Ndonese kjo ka ndodhur prape ne qytet ka njefare ndjenje ruajtjeje dhe deshire per te rizgjuar traditen. Nga kjo pikepamje mendoj se ne do te kemi dy orientime Njeri do te kete te beje me restaurimin e fasadave dhe te nje sere ndertesash qe kerkojne perkujdesje te menjehershme. Se dyti ne do ti kerkojme bashkeqytetareve tane te na dorezojne projekte per ndertim ne kete zone te cilat do te duhet te respektojne teresine arkitektonike te qendres si dhe materialet e ndertimit. Ne duam qe qytetit ti kthehet te pakten nje pjese e shkelqimit te dikurshem. Une e shoh kete me perparesi jo vetem ne shenje respekti ndaj Korces dhe te pareve tane por edhe si nje menyre per ta servirur qendren e qytetit por edhe sistemin ekonomik dhe shoqeror qe vertitet rreth tij turizmit. Pra ne traditen nuk e shohim vetem si konservim vlerash por edhe si nje menyre per te perfituar ekonomikisht prej saj. Korca ka nje specifike sepse eshte qyteti i vetem ne Shqiperi pa det ose liqen ku vijne qytetare kryesisht nga Tirana per ta vizituar me qellimin e vetem per te pare nga afer shtepite dhe rrugicat e saj. Ne duam qe ky lloj turizmi te zgjerohet dhe te mos jete sporadik por te zhvillohet duke ruajtur traditen pasi ajo eshte terheqja jone me e madhe turistike.
Korca tradicionale padyshim qe eshte cenuar ne nje pjese te saj. Ky cenim ndonese nuk eshte i madh eshte nje sinjal se qytetit po i kanoset nje rrezik i cili nuk vjen vetem nga disa ndertime por mbi te gjitha nga plani urbanistik. Ne qytet shtepite jane lene te pabanuara ose jane shkaterruar pak e nga pak pikerisht per ti hapur mundesi urbanizimit pa kriter. Por une rrezikun e shoh tek e ardhmja pikerisht me planin e ri urbanistik i cili ka ngritur jo pak debate. Une nuk jam i vetmi qe kam kete mendim por shpreh edhe ate te shume korcareve grupeve te interesit arkitekteve apo edhe nje pjese te opinionit publik kombetar.
Mungesa e cenimit ne menyre sistematike te qendres erdhi si pasoje e respektit qe shume korcare kane per qytetin. Kjo po tentohet te behet sot ne menyre legale me ane te planit te ri urbanistik. Per fat e per deshire ky qytet eshte ruajtur por ka rrezik te shkaterrohet nese ne nuk e mbrojme me forcen dhe me ndihmen e korcareve.
Si do te zgjidhen problemet e strehimit ne Korce
Problemet e strehimit prekin shtresat ne nevoje dhe kryesisht komunitetet e margjinalizuara si romet apo egjiptianet. Keto jane shtresa te cilat kane provuar dhe vazhdojne akoma te provojne lenien pas dore nga ana e pushtetit vendor megjithese ka pasur projekte dhe fonde te ndryshme per ta. Problemi i strehimit do te kete zgjidhjen e vetme ate te investimit dhe ndertimit nga ana e bashkise ne bashkepunim te ngushte me qeverine te rreth 500 apartamenteve per shtresat ne nevoje. Kjo nuk eshte natyrisht nje zgjidhje perfundimtare por do te jete menyre e pare per tu dhene nje pergjigje shtresave ne nevoje. Ne kerkojme gjithashtu te perfshijme ne jeten e qytetit te gjitha shtresat e margjinalizuara te cilat perballen ngahere me problemin e integrimit duke e nisur nga dy iniciativa te rendesishme sic jane arsimimi dhe strehimi. Keto jane disa nderhyrje kryesore per te permiresuar jeten e komunitetit ku ne jetojme. Ne synojme ne kete aspekt jo vetem te ndertojme apartamente sociale por edhe te krijojme ate qe ne e cilesojme si Korca policentrike. Pra ndertime me karakter social te sistemuar. Ne nuk synojme akoma me margjinalizim por synojme qe ky qytet te jete nje Korce per te gjithe.
fare do te beni per urbanizimin e periferise
Une kam vizituar disa nga zonat informale dhe periferike te qytetit te Korces. Ato kane specifika te vecanta per sa u perket grupeve shoqerore qe jetojne ne to por edhe te ardhurve e keshtu me radhe. Problemet e perbashketa qe kane keto zona jane legalizimi infrastruktura kanalizimet apo sistemimi i rrugeve.
Problemet e tjera kane te bejne me integrimin shoqeror perjashtimin apo edhe rendin publik e te tjera si keto. do zone ka specifikat e veta pra keshtu qe dhe nderhyrjet do te respektojne pak a shume keto dallime. Si fillim do nderhyjme per te rindertuar apo ndertuar infrastrukturen e territorit me te gjitha ato qe nevojiten per nje zone ne modernizim e siper pra nderhyrje me karakter strukturor te cilat do te ndikojne ne permiresimin e cilesise se jetes. Keto nuk do te jene te vetmet nderhyje pasi ne duam te ruajme por edhe te shperndajme funksionet e qytetit duke krijuar disa qendra natyrisht me te vogla perreth tij ne funksion te asaj cka une thashe pak me lart pra policentrizmit te qytetit. Kjo do te sherbeje edhe si nje menyre per te ruajtur marredheniet tona si me qendren edhe me periferine pa diskriminuar dhe menjanuar askend ne funksion te progresit social te qytetit.
Cili eshte vleresimi juaj per kandidatin rival
Vleresimi lidhet ne raport me punen dhe aspiratat qe ka qytetari i pare per vendin ku ai jeton. Vleresimi im do te permbahet keshtu ne kete pike. Mendoj se kryebashkiaku as nuk e ka kryer detyren e tij e as nuk eshte munduar te beje ate ne minimumin e asaj qe i kerkohet qytetarit te pare. do kryebashkiak kerkon te pakten per ego personale te lere nje gjurme ne qytet ndersa kryetari i Bashkise se Korces as sot nuk ka ndermend ta beje kete. Konsiderata ime lidhet me punen apo me mospunen qe ai ka bere ne keto kater vite. Ndryshimet qe ai ka sjelle jane minimale me pune publike te zvarritura me muaj ne mos vite te tera me kozmetika te panevojshme apo te demshme per qytetin. Nese mund te kishte nje gjykim personal mbi te do te ishte me aftesine qe kryebashkiaku ka per te bere te tijat meritat e te tjereve. Ne Korce investimet me te medha si unaza kanalizimet apo kalldremet jane bere nga qeveria ndersa nisma per gjallerimin e aktiviteteve sportive si ne rastin e Skenderbeut me suksesin kete vit jane nisme e ministrit Bode dhe e imja personale. Keto jane konsideratat e mia per nje kryetar qe nuk e do qytetin por perfiton prej tij.
Fatos Baxhaku Juliana Dhimitri