Basha Qeverisje efikase dhe transparente ne sherbim te qytetareve te Tiranes
Qeverisje efikase dhe transparente në shërbim të qytetarëve të Tiranës.
Kjo është ajo që do të ofrojë Bashkia e kryeqytetit gjatë punës së saj në vijim, tashmë nën drejtimin e kryebashkiakut të ri, Lulzim Basha.
Një fakt të tillë ky i fundit e ka theksuar publikisht pas një takimi që ka zhvilluar sot me ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu.
“Përmirësim i cilësisë së jetës së qytetarëve mbetet prioriteti i punës sonë”, bëri me dije ai.
Duke shtuar se për këtë objektiv të rëndësishëm, ai mori edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pohuar kjo nga ambasadori Arvizu.
“E informova ambasadorin për prioritetet e punës sonë në drejtimet kryesore në zhvillimin ekonomik të Tiranës dhe rritjen e shanseve për punësim, në përmirësimin e cilësisë së jetës nëpërmjet ndërhyrjeve urbane dhe nëpërmjet një qeverisjeje më transparente, më efikase dhe më në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe gjithë aktorëve ekonomikë e shoqërorë.
Kërkova dhe mora mbështetjen e z.Ambasador, nëpërmjet programeve të Ambasadës e programeve të qeverisë amerikane, për të mbështetur përpjekjet e Bashkisë së Tiranës në të gjithë këto fusha.
E falënderoj dhe e siguroj për një bashkëpunim të suksesshëm, midis Bashkisë së Tiranës, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila po kështu, në vetvete dhe me të gjithë stafin e saj është një nga rezidentët e qytetit tonë”, ishte deklarata e plotë e Bashës lidhur me ç’ka bisedoi me ambasadorin amerikan në takim.