OST Remontet gjate datave 1-6 shtator do kete ulje tensioni te energjise

Operatori i Sistemit të Transmetimit, përmes një njoftimi për shtyp, ka bërë me dije se për shkak të remonteve do të ketë disa ulje të tensionit të energjisë.
“Në përputhje me planin grafik të remonteve për vitin 2011, (plan i cili është i koordinuar me kompanitë e tjera të transmetimit në rajonin e Ballkanit dhe veçanërisht për linjat interkonjektive) do të dalin në skemë remonti linjat e interkoneksionit 400 kV: Zemlak-Kardhia dhe Zemlak-Elbasan 2.
Remonti është parashikuar të kryhet nga data 1 shtator, deri në 6 shtator, nga ora 08:00 - 17:00 (pa kthim skeme)”, citon OST.
Duke shtuar më tej, se “si pasojë e remontit të këtyre dy linjave 400 kV pritet që të kemi një ulje të tensioneve në zbarat 400, 220 dhe 110 kV në të gjithë sistemin.
Nga ana jonë do të merren të gjitha masat e mundshme që së paku niveli i tensionit në 110 kV të jetë brenda vlerave të lejuara”, përfundon njoftimi i OST-së.